Reagon edhe von der Leyen: Duhet progres për reformën e paktit të emigrimit dhe azilit
Pas lajmit për fundosjen e një anije me emigrantë në brigjet e Kalabrisë në Itali, ka reaguar edhe Papa Françesku.
Ati i Shenjtë shprehet i pikëlluar për lajmin tragjik.
“Mësova me dhimbje për mbytjen e anijes që ndodhi në bregun e Kalabrisë, afër Krotonit. E dhimbshme sepse në mesin e viktimave ka dhe shumë fëmijë. Lutem për secilin prej tyre, për të zhdukurit, për emigrantët e tjerë të mbijetuar. Zoti i përkrahtë këta vëllezër e motra tona”.
Për tragjedinë ka reaguar edhe Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila u shpreh se BE duhet të dyfishojë përpjekjet për Paktin e Emigrimit dhe Azilit, dhe planin e veprimit për qendrën e Mesdheut.