VIDEO e re/ Momenti kur autobusi merr para makinat, shoferi del i tmerruar nga automjeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kamerë e vendosur në një prej makinave që po qarkullonin gjatë momentit kur ndodhi aksidenti zinxhir këtë mesditë në Tiranë ka filmuar gjithë ngjarjen.

Një makinë ka dalë para urbanit të linjës së Unazës, që më pas humbet kontrollin dhe përplas mjetet e tjera që janë të ndaluara në semafor.

Autobusi, i cili po lëvizte nga ura e ish-hotel Dajtit drejt Urës së Shallvareve lëviz mes trafikut pa ndaluar në stacion duke goditur fillimisht një automjet në të majtë dhe më pas merr një mjet tjetër para duke vijuar më pas me përplasje në rresht.

Nga ky aksident, 9 persona mbetën të lënduar ku 3 prej tyre udhëtonin me mjetin urban.

Fatmirësisht, nga kjo përplasje e fuqishme shpëtuan pa lëndime personat që ndodheshin në stacion duke pritur urbanin.
Zyrtarisht, policia nuk ka mundur të identifikojë përgjegjësin për këtë aksident, por dyshimet janë se shkak është shpejtësia.
Një prej drejtuesve të mjetit, i cili u përfshi në aksident tregoi se shpejtësia e mjetit urban ishte tej normave të lejuara.

Drejtuesi i autobusit, 62-vjeçari Agron Xhafa, i cili është një prej të lënduarve në aksident, pas analizave rezultoi se nuk kishte përdorur alkool por tha se vuante nga disa sëmundje dhe në momentin e aksidentit nuk është ndierë mirë.

Grupi hetimor, i ngritur për rastin po koordinon provat e mara në vendngjarje dhe dëshmitë e protagonistëve për të nxjerrë shkakun zyrtar të aksidentit.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV