Tragjedi në Greqi/ Përplasen dy trena, 32 të vdekur dhe 85 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia është shokuar nga një prej aksidenteve më të mëdha hekurudhore në historinë e saj.

Një tren pasagjerësh me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larisës .

Si pasojë 32 persona kanë gjetur vdekjen dhe 85 janë plagosur, prej të cilëve 25 ndodhen në gjendje kritike. 270 të tjerë janë transportuar me autobusë në Selanik.

Përplasja ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik është përplasur me një tren mallrash me drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr.

Sipas dëshmitarëve okularë dy vagonet e para janë shkatërruar tërrësisht, ndërsa tre vagonë të tjerë të trenit të pasagjerëve kanë dalë jashtë shinave.

Mbi 40 ambulanca kanë shkuar në vendgjarje, si dhe repartet e zjarrfikësve me 150 vetë, 32 policë me 15 mjete kanë izoluar vendin e aksidentit , spitalet e gjithë zonës janë vënë në gadishmëri për të trajtuar të lënduarit, në vendgjarje ndodhet edhe ministri i Shëndetsisë.

Megjithse shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, vlerësohet se kemi të bëjmë me një gabim njerëzor.

Dyshohet se përgjegjësi i stacionit në Larisa e ka futur trenin e pasagjerëve në binarë të gabuar, duke rezultuar që të dy trenat të ndodhen në të njëjtën trase nga dy drejtime të ndryshme dhe të përplasen me forcë të madhe.

Vlerësohet gjithashtu se numri i viktimave do të rritet pasi ende nuk janë gjendur pasagjerët e dy vagonëve të parë .

Greqia ka regjistruar edhe dy aksidente të tjera hekurudhore shumë vite më parë.

Pranë Dervenit në 1968 përsëri dy trena janë përplasur me pasojë vdekjen e 34 pasagjerëve dhe plagosjen e 100 të tjerëve , ndërsa edhe në vitin 1972 në një ngjarje të ngjashme 19 persona kanë vdekur nga një përplasje trenash pranë Kardhitsës.

Të fundit

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Lajme të tjera

Web TV