‘Më morën flakë flokët’, rrëfimi i një prej pasagjerëve nga përplasja e trenave në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të mbijetuarit nga përplasja ndërmjet dy trenave në Greqi i përshkruajnë me ankth momentet e tmerrit që përjetuan.

‘Më morën flakë flokët, mama. Nuk e di si arrita të dal’. – i tha nja një pasagjere mamasë së saj.

Një nënë tjetër, e cila ende nuk kishte mundur të kontaktonte me vajzën e saj, po përpiqej më kot të gjente informacione për vendndodhjen e fëmijës së saj.

Gjithsej pesë autobusë kaluan nga Stacioni i Ri Hekurudhor për të transportuar pasagjerët nga vendi i aksidentit në Selanik. Shumica prej tyre kanë zbritur shkallët e autobusit në gjendje shoku dhe kanë rënë në krahët e të afërmve të tyre duke shpërthyer në lot.

“Ishin disa sekonda që dukeshin si një shekull”, thotë një nga pasagjerët e parë që mbërriti. “Mendova se do të vdisja”, tha një i ri. Siç e përshkroi ai, fillimisht ndjeu një tronditje dhe më pas pa vagonat e përparme që po dilnin nga shinat.

“Njerëzit filluan të bërtasin brenda, vajzat qanin. Fatmirësisht, dera e pasme u hap dhe të gjithë dolëm jashtë”, përshkroi një tjetër pasagjer që u shpëtua. Disa nuk patën edhe aq fat dhe siç thanë, u desh të thyenin dritaren e me valixhen për të dalë ose gjetën një vrimë dhe arritën të shpëtonin kur vagonët ishin “kthyer”.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV