Ja si Berisha do përfundojë nën ‘çatinë’ e Metës për zgjedhjet e 14 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analistja dhe juristja e njohur, Brisida Gjikondi komentoi në një studio televizive situatën brenda Partisë Demokratike.

Gjikondi u shpreh se kjo është një kartë për t’i thënë elektoratit që Rama po na dëmton edhe politikisht.

“Është vetëm për të treguar që vendimi ka qenë politik dhe për të pasur një kartë për t’i thënë elektoratit që ne Rama po na dëmton politikisht.

Karta e fundit që i ka ngelur Berishës dhe Metës është nacionalizmi. Spoti për 3 marsin i publikuar është mediokër. Berishës i duhen të gjithë strukturat e Metës për të mbështetur kandidatët e tij”, deklaroi ajo.

E pyetur nëse “strukja” e Berishës nën “çatinë” e Ilir Metës është fyese për ish-kryeministrin, ajo u shpreh se ata janë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin, e ndaj nuk është fyese.

“Ata janë aq të ngjashëm sa nuk i ndan dot ku mbaron njëri dhe fillon tjetri. Nuk e besoj se është fyese. E gjithë klasa e politikës është për përlyer me sponsorizime të fshehta me mos ndëshkime. Shohim ministra të Ramës që këta i marrin në mbrojtje tani që janë të shkarkuar. Gjithë ky infeksion në politikën shqiptare, mbijeton vetëm për një arsye për mosfunksionim i drejtësinë mbi këto figura me kartel të korrupsionit të  lartë në Shqipëri”, u shpreh ajo.

Ndërkohë Gjikondi thotë se më 3 mars nuk përjashtohet që çështja e vulës në PD të çohet për rigjykim në Gjykatën e Tiranës.

“Kam përshtypjen që situata është dydimensionale, sepse asnjëra nga dyja palët e PD nuk i ka letrat në rregull. PD i është larguar vetvetes dhe gjasat më të mëdha se më 3 mars, që presupozohet që do bëhet një revolucion, ka gjasa që çështje të çohet për rigjykim te Gjykata e Tiranës. Gjasat duket se do rikthehet për rigjykim. Një rikthim i bie zero vulë, zero financa dhe zero legjitimitet dhe mospërfshirje në zgjedhjet lokale”, nënvizoi analistja dhe juristja e njohur, Brisida Gjikondi.

Të fundit

Biden bëhet nostalgjik, publikon videon e lamtumirës në “Shtëpinë e Popullit”

Një video lamtumire me momentet më të veçanta të mandatit të tij është postuar nga presidenti në largim i...

Biden fal Anthony Fauci dhe anëtarët e komitetit të hetimit të trazirave të 6 janarit

Presidenti Joe Biden ka falur paraprakisht një numër njerëzish, përfshirë shefin e reagimit ndaj Covid-19 Anthony Fauci dhe anëtarët e hetimit të trazirave të...

“Faleminderit Amerikë!”/ Biden bëhet nostalgjik, publikon videon e lamtumirës

Një video lamtumire me momentet më të veçanta të mandatit të tij është postuar nga presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden, përmes profilit...

“Bumi” i kriptomonedhave/ Civici: Kjo vjen nga mbështetja e Donald Trump

Pas Donald Trump, edhe zonja e parë Melani ka lançuar kriptomonedhën e saj rivale me emrin e saj. Valuta dixhitale e Trump pa një...

Inaugurimi i Trump/ Familja e presidentit mbërrin në Kishën e Shën Gjonit në Uashington

Familja e Donald Trump ka mbërritur në kishën e Shën Gjonit në Uashington. Siç shihet edhe nga fotot e publikuara të pranishëm janë Ivanka dhe Eric Trump së...

Lajme të tjera

Web TV