“Kavie brenda dhe kavie jashtë”/ Gazetarja “shpërthen” ndaj BBV: Banorët përdoren nga…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Sonila Meço ka bërë një analizë të shkurtër lidhur me atë çfarë është duke ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Përmes një postimi në “Instagram”, shkurt dhe qartë Meço i është referuar banorëve të shtëpisë me fjalën “kavie brenda laboratorit”, të cilët lejojnë të përdoren, më pas tu bëhet gjyqi dhe t manipulohen, ndërsa teleshikuesve “kaviet jashtë laboratorit” të cilët presën drejtësi nga një lojë dhe televizion privat me skenare dhe sponsora.

Sipas gazetares shtëpia më e ndjekur në Shqipëri është vendi ku dashuria stimulohet me çdo kusht për lojë dhe më pas loja e çon dashurinë për “skrap” dhe vendi ku të çojnë për një puthje dhe për ta përdorur po atë për të prodhuar “dhunë”.

“Kavie, kavie, Kavie…

Të rritur mjaftueshëm për t’i konsideruar viktima, të provokuar rëndshëm për t’u ulëritur moralin në fytyrë, të përdorur keqaz për t’u bërë gjyqin, të përfshirë me miratimin e tyre për t’u manipuluar, në një laborator mediatik ku rregullat ndryshojnë arbitrarisht, ku loja ngatërrohet me koshiencë me jetën reale sipas nevojës së audiencës, ku qëllimi justifikon mjetin, shikueshmëria skandalin, spektakli politikën, morali padrejtësinë dhe dhoma e rrëfimit justifikon ekuilibrat e forcës.

Aty ku dashuria stimulohet me çdo kusht për lojë e loja çon për skrap dashurinë. Aty ku të çojnë me pahir në një puthje, për ta përdorur po atë pahir me prodhu “dhunën”. Aty ku mbijetesa sigurohet vetëm nga intriga, por të “vrasin” me fjalime patetike mbi njerzillëkun.

Dhe në fund të dëmtuarit e mëdhenj janë kaviet jashtë laboratorit, që presin drejtësi nga një lojë, në një tv privat, me skenar, sponsora dhe fitime marramendëse prej përfshirjes së tyre.

Lexo edhe :  Publikoi foto nga pushimet, rrjeti “kryqëzon” këngëtaren shqiptare

Kavie brenda e kavie jashtë… Vëllai i Madh brenda e Shefi i Madh jashtë…”, shkruan Sonila.

Të fundit

Banorët e fshatit Plan harrohen nga shteti, s’kanë si shkojnë në shtëpi

Rruga që të çon në fshatin Plan të Shkodrës, është tejet e dëmtuar dhe tërësisht jashtë standardeve. Për çdo ditë...

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e re u shpall kampione e...

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet '90 të "Djajve të kuq". Sipas tij,...

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Përmes një njoftimi, Policia...

Igli Tare nuk ka më durim: Pranoni ofertën ose e mbyllim

Igli Tare ka konfirmuar se Milani bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari. Ai e quan ofertë finale dhe...

Lajme të tjera

Web TV