Skandal në Francë, presidenti i PSG Al-Khelaifi akuzohet për rrëmbim dhe torturë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akuzë për rrëmbim dhe torturë! Presidenti i Paris Saint Germain Al-Khelaifi është përfshirë në një ngjarje të shëmtuar dhe aspak sportive. Numri një i kampionëve të Francës është vënë nën hetim për akuzën e rrëmbimit dhe torturës.

Siç raportojnë mediat franceze, të hënën janë emëruar tre gjyqtarët hetues në Paris, të cilët do të shqyrtojnë akuzat e bëra nga lobisti franko-algjerian Tajeb Benab-Derrahman ndaj sheikut. Ai pretendon se është torturuar në Katar në vitin 2020, pasi kishte disa dokumente që mund të komprometonin pozicionin e Al-Khelaifit.

Aktakuza pretendon se çështja lidhet me caktimin e Kupës së Botës 2022, por edhe me të drejtat televizive për Lindjen e Mesme të dy turneve të Botërorit të ardhshëm. Avokatët e Benab-Derrahman, Maïtres Romain Ruiz dhe Gabriel Vejnar, thanë se kaluan muaj duke u përpjekur për të sjellë çështjen në vëmendjen e drejtësisë franceze.

Të fundit

Foshnja e porsalindur humbi jetën/ Zbardhet dinamika e plotë, prindërit akuza mjekut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku një foshnje e porsalindur humbi jetën pak ditë...

Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues brenda vitit 2030

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi në një postim në Facebook se bashkitë do të përfitojnë nga ankandet ndërkombëtare...

Përse Ben Blushi ka të drejtë

Ilir Yzeiri Dje shkrimtari dhe publicisti i njohur Ben Blushi botoi shkrimin «Ku mund t’i gjejnë studentët universitetet tona ?», fillimisht në profilin e tij në FB dhe...

“Vuloset” lista e Tiranës, ja deputetët që futen zyrtarisht në Parlament

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë shpërndarjen e mandateve të deputetëve për qarkun e Tiranës, për secilin kandidat fitues në zgjedhjet e...

Denoncimi/ Ja si Rakip Suli po prish stadiumin për të ndërtuar godinën e re të Bashkisë

Partia e Lirisë denoncoi sot publikisht kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, se po bën tenderime luksi për zyrat e reja të Bashkisë, duke shembur stadiumin...

Lajme të tjera

Web TV