Rrëfimi i të mbijetuarës/ Duhet të vendosja nëse do të digjesha apo do të thyeja kockat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Evdokija Cagli është një personat që arriti të mbijetonte nga aksdienti tragjik hekururdhor që u shënua dje në Larisa të Greqisë, ku humbën jetën 44 persona. Ajo ka rrëfyer momentet kur është përpjekur të shpëtojë. Cagli ndodhej në vagonin e tretë të trenit. Në momentin e përplasjes ajo ka arritur të ulet në vendin e saj dhe ata që ndodheshin në korridor nuk kanë shpëtuar. Në udhëtimin dhjetë minutash me tren drejt vdekjes, asnjë nuk parashikonte tmerret që do të pasonin, raporton media greke Protothema.gr 

“Unë isha në karrocën tre, dhe në të ishte një vajzë tjetër me macen e saj. Ne po e shëtisnim lart e poshtë dhe po luanim me të. Ne qeshnim. Si mund ta imagjinojmë se çfarë do të ndodhte pak minuta më vonë. Mezi kisha arritur të ulesha. Ndjej kthimin e vagonit dhe godas me forcë ballin dhe hundën në një sipërfaqe të fortë. Instinktivisht bëhem një “top” për të mbrojtur trupin tim. Duhej të vendosja nëse do të digjesha apo do të thyeja kockat duke rënë në zbrazëti, për të shpëtuar veten”, tha ajo. 

Britmat dëgjohen gjithandej dhe të paktë janë ata që arrijnë të ruajnë gjakftohtësinë.

Flokët më marrën flakë”, vazhdon të përshkruajë Evdokia Tsagli.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

Lexo edhe :  I nxehti, 6 viktima në Itali/ Mjekët: Shkaku i vdekjeve temperaturat e larta

 

Të fundit

Bulmeti në Shqipëri, 31.5 % më shtrenjtë sesa në BE!

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar...

Meta rrëfen verën në qeli/12 metrat janë edhe palestër, edhe bibliotekë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, rrëfen në një intervistë ekskluzive për “Off the Record”, se si po e kalon verën pas hekurave,...

Del nga shinat treni me 100 pasagjerë në Gjermani, viktima dhe të plagosur

Një tren rajonal me rreth 100 pasagjerë ka dalë nga shinat në afërsi të Riedlingen, në shtetin gjerman të Baden-Württemberg, duke shkaktuar një aksident...

Demokracia dhe rritja ekonomike. Kush ushqen kë?

ARBEN MALAJ Një përgjigje për pyetjen se kush ushqen kë, domethënë, është demokracia ajo që ushqen rritjen ekonomike, apo është rritja ekonomike ajo që konsolidon...

Gol në minutën e fundit, Mirlind Daku “gjunjëzon” Zenitin

Mirlind Daku ia ka vërtetuar sot në fushën e lojës skuadrës së Zenit Shën Petersburg gabimi e madh që bëri gjatë verës, duke mos...

Lajme të tjera

Web TV