“Çfarë malli jeni ju, çfarë mafie e rrezikshme!”/ Berisha ngre tonet në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancës gjatë fjalës në Kuvend.

“Këtu në parlament keni qarkulluar mashtrimin se janë 152 të blacklistuar. Çfarë bënit ju me këtë? Krijonit vetëm begraundin e gjobave që ekipi Rama-McGonigal vendoste nëpërmjet Nezës, Duçkës.

Çfarë ishte ajo klimë që krijoi? Ndaj u them: stop manipulimit me marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Ta dijnë shqiptarët se këta, së bashku me Yuri Kim, bënë njoftimin për largimin e ambasadores amerikane, me qëllimin e vetëm që të zgjatej qëndrimi i saj në Shqipëri.

Me SHBA na lidhin miqësi dhe vlera të jashtëzakonshme, por ata që manipulojnë me këto marrëdhënie, janë armiqtë më të mëdhenj të këtyre marrëdhënieve.

Do vijë dita, të mësojë edhe shqiptari i fundit se çfarë malli jeni ju, se çfarë mafie e rrezikshme, se nuk keni interes tjetër përveç pasurimit tuaj. Në traditën atërore tuajën, kundërshtarët janë për t’u zhdukur. Dhe monizmi është regjimi më i mirë.

Përdorët McGonigal për të certifikuar, për të mbyllur vjedhjet tuaj, për të sulmuar antikorrupsionin në Shqipëri, ata që ditë e natë denoncojnë krimin. McGonigal shkoi aty ku e meriton si tradhtar i kombit të tij. E sigurt që edhe ti do shkosh aty ku e meriton edhe si tradhtar i demokracisë. Ndaj kërkoj me çdo kusht krijimin e komisionit me të drejtën kushtetuese.”. tha Berisha.

Të fundit

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

U shpall i zhdukur nga familja, gjendet i groposur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili ishte raportuar më herët si...

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau...

Lajme të tjera

Web TV