Arti në zi/ Prej ditësh në koma, ndërron jetë aktori i njohur (EMRI+FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare aktori i njohur Tom Sizemore. Ai njihet për rolet e tij në filmat si “Saving Private Ryan” dhe “Black Hawk Down”.

Aktori ka qenë në koma në një spital në Los Anxhelos, pasi u prek nga një sëmundje e trurit më 18 Shkurt. Disa ditë më vonë mjekët i kishin thënë familjes së aktorit se nuk kishte gjasa që ai të dilte nga koma.

Sizemore lindi në Detroit në vitin 1961 dhe fitoi famë me rolet e tij në filmat aksion në vitet 1990 dhe 2000.  Roli i parë kryesor i tij ishte  në filmin horror të vitit 1997 “The Relic”, ku luajti  rolin e një detektivi policie. Ai u nominua për çmimin “Golden Globe” në vitin 2000, si aktori më i mirë  për rolin e tij në filmin “Witness Protection.”

Përpos suksesit dhe famës në karrierë, jeta private e tij ishte e mbushur me një serë problemesh, ku për një kohë të gjatë ai krijoi varësi nga përdorimi i substancave narkotike, të cilat  ishin shkak për futjen në burg dhe më pas në qëndrat e rehabilitimit. Ndërsa në vitin 2003 ai u dënua për dhunë në familje dhe kërcënime ndaj të dashurës së tij të atëhershme Heidi Fleiss, duke u dënuar me gjashtë muaj burg.

Të fundit

Telefonata me Trump, Zelensky: Do ta mbrojmë qiellin tonë së bashku me SHBA

Presidenti i SHBA dhe ai ukrainas zhvilluan një bisedë telefonike, që u cilësua si mjaft e rëndësishme nga zyra...

PD kërkesë në KQZ, akuza: Ku i kemi materialet filmike?

Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të...

Plazhi i Spilles mbulohet nga mjegulla e dendur, pushuesit vijojnë plazhin

Plazhi i Spilles në Kavajë është përfshirë ditën e sotme nga një mjegull e dendur dhe nga një erë e fortë. Në foto shihen qartë...

Korçë, i mituri autik tenton të vetëdigjet në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme, rreth orës 16:30 në qytetin e Korçës, ku një i mitur me spektrin autik ka...

Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, të përfshira 3 automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ‘Shkodër-Lezhë’, ku janë përfshirë tre automjete. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se...

Lajme të tjera

Web TV