Mjeku psikiatër: Dan Hutra nuk ka tiparet e një vrasësi serial

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Open” po diskutohet në lidhje me masakrën që tronditi pak ditë më parë Tiranën, ku Dan Hutra vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera para se të lokalizohej dhe të arrestohej nga policia në landfillin e Sharrës.

I ftuar në studio, mjeku psikiatër Neli Demi ka deklaruar se Dan Hutra nuk ka tiparet e një vrasësi serial, por se kualifikohet në çrregullin të personalitetit anti-social, persona që sipas tij nuk kanë ndjeshmëri empatie dhe keqardhjeje për dëmet që u shkaktojnë të tjerëve.

“Gjakftohte dhe i vendosur ti shkojë deri në fund planit. Tipare të një personi pa ndjesi empatie, keqardhjeje dhe zakonisht janë të njohura si çrregullim i personalitetit, ose siç njihet në gjuhën popullore, psikopati.
Por kjo nuk e heq nga përgjegjësia para ligjit.

Persona të tillë janë rëndom kriminelë dhe karakterizohen nga mungesa e frikës dhe ndjeshmërisë për dëmin që u shkaktojnë të tjerëve.
Nga përshkrimet që kam dëgjuar më krijohet ndjesia e një personi me çrregullim të personalitetit anti-social, që ndodh rëndom të jenë kriminelë të këtyre niveleve.

Mendoj që nuk kemi të bëjmë me një vrasës serial pavarësisht numrit të viktimave. Terminologjia ligjore dhe psikiatrike është e lidhur ngushtë me tipare të përbashkët të viktimave. Në këtë rast nuk kemi një tipar të vrasjeve, akte që kanë të bëjnë me persona që kanë pasur një marrëdhënie të caktuar me të.
Vrasësit serialë jo domosdoshmërisht kanë lidhje me viktimat.
Të mos qenurit në kontakt me frikën e bën të reagojë në këtë mënyrë.
Së fundmi është mediatizuar dinamika e marrëdhënies së tij me viktimat, dyshimet për atësinë e fëmijës, borxhet etj, këto informacione mund ë rkijojnë idenë në një shoqëri që ka prirje për të shpërndarë fajin tek viktimat, mund të bëjë këtë gjë dhe dikush mund të riviktimizojë viktimat e këtij rasti. Do ishte më mirë të mediatizohet historia e tij dhe të gjitha që e çuan deri në këtë pikë”, ka deklaruar ai.

Të fundit

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë ekzistuar në legjislacionin aktual, duke...

Lajme të tjera

Web TV