Xhaçka në Forumin Ballkanik të Budapestit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian miratuan dje vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel. Ministrat e miratuan këtë vendim “në lexim të parë”, pa diskutime, pasi për këtë më herët në takim të ambasadorëve ishin pajtuar përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, deklaroi nga Forumi Ballkanik i Budapestit se rajoni sheh sinjale pozitive nga BE përsa i përket procesit të integrimit dhe se pritshmëria është që brenda 2023 vendi ynë do të arrijë të mbajë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. “Ne shohim një ndryshim në qasjen e BE ndaj rajonit, sidomos pas agresionit të paligjshëm rus në Ukrainë. Tashmë BE ka një qasje më strategjike ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe perspektiva e integrimit evropian është e besueshme. Mbajtja e Samitit BE – BP në Tiranë ishte një mesazh i fortë i mbështetjes për rajonin, por edhe i përkushtimit të BE ndaj integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ajo. Ministrja Xhaçka u ndal gjatë diskutimit të saj edhe tek roli që ka luajtur Shqipëria në Këshillin e SIgurimit të OKB-së në raport me luftën në Ukrainë. “Vendi ynë ka mbajtur një qëndrim të qartë e të guximshëm në KS, duke denoncuar agresionin e duke punuar diplomatikisht krah aleatëve për të izoluar Rusinë. Ky qëndrim është në linjë jo vetëm me aleatët tanë, por edhe me interesin tonë kombëtar, pasi ne besojme që një sistem ndërkombëtar i bazuar tek rregullat, me Kartën e OKB-së si shtyllë të tij kryesore, është jetik për sigurinë e vendeve si Shqipëria. Unë nuk di të them se çfarë mund të bëjë më shumë OKB për të arritur paqen në Ukrainë, por di të them se kjo paqe duhet të fillojë me tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina dhe respektimin plotësisht të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha ajo. Forumi Ballkanik i Budapestit organizohet nga Instituti për Punë të Jashtme dhe Tregti dhe Fondacioni Konrad – Adenauer. Përveç Ministres Xhaçka, të pranishëm ishin Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, ai i Serbisë, Ivica Dacic dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Të fundit

Tërmeti i ditës së djeshme në vendin tonë, habit sizmiologu: Janë për mirë

Lëkundje sizmike janë regjistruar në vendin tonë pasditen e djeshme. Nga të dhënat paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 18:01.37...

Veç kartave fizike të identitetit, shqiptarët do të kenë letërnjoftime digjitale

Për të aplikuar në universitet, hapur llogari bankare, marrë makinë me qira apo rezervuar në hotel nuk do të jetë më nevoja për një...

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kanë kërkuar ndryshimin e një projektligji që parasheh ndëshkime më të ashpra ndaj grave që refuzojnë të bartin shaminë e obligueshme të...

SHBA dëmshpërblen gratë e dhunuara në burg: 1.1 milionë dollarë për çdo akuzë

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara do ti duhet të paguajë afro 116 milionë dollarë për 103 gra që pretendojnë se janë abuzuar...

A e dinit? Ja çfarë simbolizon saktësisht ngjyra e pasaportës suaj

Çdo vend ka një ngjyrë specifike në pasaportën e tij dhe arsyeja sigurisht nuk është e rastësishme, por lidhet me disa faktorë. Ngjyra e...

Lajme të tjera

Web TV