Heqje patente përjetë/ Ekspertët kërkojnë masa më të ashpra për ata që shkelin rregullat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertët e sigurisë rrugore sugjerojnë heqjen përgjithmonë të patentës për ata drejtues mjetesh që kryejnë shkelje të rënda e të përsëritura rrugore, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Për aksidentin me tri viktima të së enjtes specialistët thonë se ka ndikuar edhe gjendja e rrugës, ndërsa kërkojnë shtim të kamerave, veçanërisht në akset problematike.

Heqje patente përgjithmonë! Është ky penaliteti që sugjerojnë ekspertët e sigurisë rrugore për drejtuesit e mjeteve që kryejnë shkelje të rënda apo i përsërisin ato duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Një ditë pas aksidentit të rëndë të ndodhur nga shpejtësia në Unazën e re në zonën e Saukut, Gëzim Hoxha dhe Artur Sulçe thonë se ka ardhur koha që praktika e penalizimeve të përhershme e përdorur në shtete të tjera të aplikohet edhe në Shqipëri.

Hoxha: Siç e ka dhe bota ndoshta duhet futur heqja e patentës përgjithmonë. Nëse ke raste të përsëritura, tregon se nuk je mirë mendërisht.

Sulçe: Nëse jashtë shtetit një përdorues rruge në një zonë që është 50 km/h shpejtësi e lejuar dhe ai lëviz me 200, i hiqet leja e drejtimit dhe nuk e merr më. Ky penalitet duhet se ajo është bombë, sepse mund të përplasë një grup fëmijësh, grup njerëzish.

Gëzim Hoxha thotë po ashtu se drejtuesit e mjeteve duhet t’i nënshtrohen testit të idiotit.

Hoxha: Duhet bërë testi i idiotit ose testi i inteligjencës. Duhen kontrolluar njerëzit nëse janë mirë mendërisht apo jo. Njoh njerëz që nuk janë mirë mendërisht por fatkeqësisht ata ngasin makina.

Referuar aksidentit të së enjtes me tre viktima, Artur Sulçe fajin e gjen jo vetëm te pakujdesia e shoferit të ri, por edhe te gjendja e rrugës.

Sipas tij rrethrrotullimi në aksin që lidh Tiranën me Elbasanin është i rrezikshëm.

Sulçe: Një interchanges aty do të ishte shumë më mirë sesa ajo që është bërë atje.Ju zbrisni, futeni një U dhe ngjiteni prapë. Por kur ngjiteni nuk e shikoni rrethrrotullimin. Nëse dikush kalon për herë të parë vazhdon me atë shpejtësi dhe ai mund të përfshihet gjithmonë në aksident.

Për të ulur numrin e aksidenteve, Gëzim Hoxha bën thirrje për shtim të kamerave veçanërisht në akset problematike.

Hoxha: Nuk ka nevojë të ketë polic fizik, se nuk është kollaj të vendosësh gjoba. Kurse kamera nuk të njeh fare, ta palos gjobën dhe ta sjell në shtëpi.

Gjatë vitit 2022 aksidentet shkaktuan vdekjen dhe plagosjen e afro 1 mijë e 600 personave si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Të fundit

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e...

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet '90 të "Djajve të kuq". Sipas tij,...

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Përmes një njoftimi, Policia...

Igli Tare nuk ka më durim: Pranoni ofertën ose e mbyllim

Igli Tare ka konfirmuar se Milani bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari. Ai e quan ofertë finale dhe...

24 orë të zhdukura/ Tezja dhe mbesa largohen nga banesa, 61-vjeçari: Më ndihmoni t’i gjej

Më datë 26.07.2025, ka kallëzuar shtetasi P. P., 61 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja D. P., 20 vjeçe, dhe...

Lajme të tjera

Web TV