NASA: Ekuipazhi prej katër vetash largohet nga ISS pas vonesave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas rreth gjashtë muajsh në hapësirë ​​dhe disa nisjeve të vonuara, dy amerikanë, një astronaut rus dhe një astronaut japonez u larguan nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) me një kapsulë nga kompania hapësinore private e Elon Musk SpaceX, theksoi agjencia NASA.

”Katër udhëtarët hapësinorë ishin shkëputur nga ISS” dhe do të mbërrijnë në Tokë të dielën mbrëma”, deklaroi agjencia hapësinore amerikane.

Nisja e “Crew-5” – e përbërë nga astronautja e NASA-s Nicole Aunapu Mann, kolegu i saj Josh Cassada si dhe astronauti japonez Koichi Wakata dhe kozmonautja ruse Anna Kikina – ishte shtyrë disa herë për shkak të kushteve të motit. Fillimisht ata ishin planifikuar të largoheshin disa ditë më parë.

Crew-5 u nis në tetor nga kozmodromi Cape Canaveral, nisja e parë e përbashkët e astronautëve të NASA-s dhe një kozmonauti rus nga toka amerikane që nga fillimi i luftës së Rusisë me Ukrainën më shumë se një vit më parë.

Ende në bordin e ISS janë kozmonautët rusë Sergey Prokopyev dhe Dmitri Petelin si dhe astronauti i NASA-s Frank Rubio dhe “Crew-6”, i cili mbërriti vetëm pak ditë më parë.

Ekuipazhi përbëhet nga amerikanët Stephen Bowen dhe Warren Hoburg, rus Andrey Fedyaev dhe Sulltan al-Niyadi i Emirateve.

Të fundit

Shkarkimet e drejtorëve, Berisha: Kocka për qytetarët, Rama hesht për Elbasanin

Takimet e kreut të qeverisë që nisën nga Vlora ku kërkoi largimin e të gjithë drejtorëve vendorë, për Sali...

Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit, eksperti: Lajm i mirë për ata që…

Banka e Shqipërisë ka ulur për vitin 2025 normën bazë të interesit, nga 2.75% në 2.5% për monedhën kombëtare Lek. Për herë të fundit...

Vullkanet vetëm shkatërrojnë? Jo, qytetet mund të ndërtohen me llavë

Lava, kjo masë përvëluese që shpërthen nga vullkanet dhe shkatërron gjithçka në rrugën e saj, është parë gjithmonë si një forcë e pamëshirshme e...

1976 – Operacioni Entebbe: Sulmi dramatik i komandove izraelite në Ugandë

Më 4 korrik 1976, një nga operacionet më të guximshme dhe spektakolare të shpëtimit në historinë moderne u zhvillua në aeroportin e Entebbes, në...

“Nuk e besova Ronaldon, por kishte të drejtë”. Vinicius zbulon këshillën që i dha CR7

Lojtari i Real Madrid, Vinicius Jr, ka folur hapur për një këshillë të rëndësishme që mori nga legjenda e klubit, Cristiano Ronaldo - një...

Lajme të tjera

Web TV