Situata me COVID-19/ 11 raste të reja, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë. Sipas MSH, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 244 teste, nga të cilat kanë rezultuar pozitive, 11 qytetarë.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 244 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. 5 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Durrës, 1 në Tropojë. Janë 176 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,886 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 12 Mars 2023)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 244

Testime totale 2,043,965
Raste pozitive 333,662
Raste të shëruara 329,886
Raste Aktive 176
Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 148
Fier 9
Vlorë 6
Shkodër. 3
Durrës. 3
Gjirokastër. 2
Kukës. 2
Elbasan. 1
Berat. 1
Lezhë. 1

Të fundit

Salma Hayek betohet se lëngu ‘që po e mban të re’, është ai mund ta përdorim të gjithë!

Salma Hayek bën "be" mbi përfitimet e tij për bukurinë, performancën dhe mirëqenien e përgjithshme. Është me të vërtetë...

Erion Braçe këmbëngul: Nuk kisha asnjë problem me Olta Xhaçkën, por kameramani…

I ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar...

Vendimi i BSH/ Kredia për qytetarë për blerje banese kufizohet nga 1 korriku

Është publikuar në fletoren zyrtare vendimi i Bankës së Shqipërisë për të kufizuar kredinë për qytetarët për blerje banese. Në vendimin e bankës qendrore...

“Partia Demokratike garoi në zgjedhje me listën e dasmës së Berishajve”

Gazetari Habjon Hasani ka bërë një analizë të zgjeruar politike, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Një postim i tij në Facebook...

“Janë 30 episode të trafikut të drogës” – Klodiana Lala flet për operacionin e SPAK

Gazetarja Klodjana Lala foli pasditen e sotme në News 24 për operacionin “Ura” të zhvilluar nga SPAK dhe antimafia italiane që çoi në lëshimin...

Lajme të tjera

Web TV