Ndodh e papritura me temperaturat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon rritja e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë në vendin tonë dominim të motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të jetë prezente deri vonë pasdite kur vranësirat do të shfaqen si fillin në zonat malore veriore dhe gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, megjithatë vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie gjatë orëve të mëngjesit por mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Edhe gjatë ditës së hënë, territori i Kosovës do të vijojë të mbizotërohet në orët e paradites nga moti i kthjellët në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa duke ju afruar orëve të vona të mbrëmjes do të shfaqen vranësira të pakta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore dhe Lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore.

Maqedonia e Veriut

Për sa i përket republikës së MV, do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm në pothuajse gjithë 24-orëshin ku kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur priten kalim i vranësirave në veri-veriperëndim të MV por nuk priten reshje. Orët e mbrëmjes dhe nata mbeten në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten nga dita në ditë në të gjithë MV.

Lexo edhe :  “Jam sëmurë, më lironi nga burgu”/ Apeli jep vendimin për Pajtime Fetahun

Rajoni dhe Evropa

Kontinenti evropian në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellë dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante. Konkretisht me diell paraqiten: gadishulli Iberik, rajoni i Ballkanit si edhe pjesërisht Evropa Qendrore ndërsa prezenca e dy qendrave me presion të ulët atmosferik në verilindje të kontinentit do të sjellë reshje të dendura dëbore në skandinavi dhe Evropën Lindore. Po ashtu, ishujt britanikë mbeten me rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere.

Të fundit

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

“Mos m’u bëj si Fevziu, lëre telefonin!” Rama i tërheq vërejtje Jonida Shehut

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të diele në studion e “Review” në Euronews Albania. Përpos fushatës elektorale, Rama...

Lajme të tjera

Web TV