Belgjika ndalon TikTok-un për punonjësit e qeverisë federale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punonjësit e Qeverisë federale belge nuk do të lejohen më të përdorin aplikacionin në pronësi kineze TikTok në telefonat e tyre të punës, tha të premten kryeministri belg, Alexander De Croo.

De Croo tha se Këshilli belg i Sigurisë Kombëtare kishte paralajmëruar për rreziqet që lidhen me sasitë e mëdha të të dhënave të mbledhura nga TikTok, e cila është në pronësi të firmës kineze ByteDance, dhe faktin që kompanisë i kërkohet të bashkëpunojë me shërbimet e inteligjencës kineze.

“Ky është realitetit”, tha kryeministri në një deklaratë. “Kjo është arsyeja pse është logjike të ndalohet përdorimi i TikTok-ut në telefonat e ofruar nga Qeveria federale. Siguria e informacionit tonë duhet të mbizotërojë”.

TikTok në një deklaratë tha se ishte i zhgënjyer me një vendim që ai tha se bazohej në “informacion thelbësisht të gabuar”.

Të fundit

Itali, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine, iu gjetën 7000 euro…

Një 26-vjeçar shqiptar i dyshuar për trafik droge është arrestuar nga karabinierët e Cesena në Itali, ndërsa tre pjesëtarë...

Minxhozi: Ju tregoj ndryshimin e Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar sonte në “Real Story”, analizoi politikisht dy figurat e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, të cilët rivalizuan...

VIDEO: Trazira në burgun e Korfuzit me shqiptarë, të burgosurit u vënë flakë dyshekëve

Një situatë e tensionuar është regjistruar ditën e sotme në institucionin e vuajtjes së dënimit të Korfuzit, ku disa të burgosur refuzuan të hynin...

Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, një shqiptar është në listë!

Në mesin e 38 personave të arrestuar për komplot nga autoritetet e Venezuelës është edhe shqiptari Enid Kasmi. Nga 38 të arrestuarit, 21 janë shtetas...

“A do i bashkosh votat me Ramën?” Kjo është përgjigjja e Agron Shehajt

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj tha në një intervistë për Euronews Albania se votat e partisë që drejton nuk do t’i bashkohen kurrë...

Lajme të tjera

Web TV