Lideri çeçen: Ushtria jonë do të ndihmojë Rusinë të luftojë deri në fund të fitores

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësi çeçen pro-Kremlinit, Ramzan Kadyrov ka përsëritur se luftëtarët çeçenë në Ukrainë do ta ndihmojnë Moskën “të luftojë deri në arritjen e fitores”.Gjatë një vizite sot në Kremlin Kadyrov i raportoi Putinit se “ne në Republikë (Çeçeni) po ecim shumë mirë, falë jush”.

“Luftëtarët e Republikës Çeçene po shërbejnë me sukses në zonën e operacionit special ushtarak, ne po përmbushim të gjitha urdhrat tuaja dhe synojmë të veprojmë deri në fund. Banorët e rajonit mbështesin plotësisht operacionin ushtarak special dhe e konsiderojnë të nevojshëm arritjen e qëllimeve dhe objektivave të tij”, ka thënë lideri çeçen.

Kadyrov është akuzuar nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe të pavarur për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në territorin e tij dhe më gjerë. Ai drejton forca të konsiderueshme paraushtarake që, ndonëse formalisht janë pjesë e strukturave ruse të sigurisë, kanë besnikëri personale ndaj tij.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV