Petraq Baku i bëri nder qytetit, ndaj qyteti duhet ta mirënjohë si nderin e vet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga PËRPARIM KABO

Iku nga kjo jetë jo thjesht një njeri, u shuajt një institucion!

PETRAQ BAKU ishte një nga inxhinierët më të zotë si specialist i fushës, por edhe si njeri i aftë për organizmin e punës dhe administrimin. Për aftësitë e tij, kompetencën dhe rigorozitetin që në rini të tij krijoi një personalitet të admirueshëm. Ishte shumë i ri kur iu besua posti i Kryeinxhinierit të Ndërmarrjes së Ndërtimeve Ushtarake. Puna ishte me përgjegjësi dhe me rrezik sepse çdo lloj gabimi paguhej shtrenjtë.

Inxhinier Baku ia doli, me sukses dhe me kompetencë. Nga viti 1981 ai fillol punë në Komitetin Ekzekutiv të Tiranës. Aso kohe banesat ndërtoheshin nga shteti dhe ndërmarrjet me formën që quhej “kontribut vullnetar”, por Komiteti Ekzekutiv ishte investitori për ndërtimin e këtyre banesave. Gjithçka, që nga projektet, sheshet, ndërtimi, kolaudimi dhe marrja në dorëzim drejtohej dhe përmbyllej me lejen e shfrytëzimit nga një ekip i vogël që drejtohej nga inxhinier Petraq Baku.

Kur ndërtimi me kontribut vullnetar u zgjerua, Tirana u shndrrua në një kantier ndërtimesh kudo, aq sa lindën dhe lagje të reja në zona që dikur nuk kishin qenë të banuara, ndaj azhornimi i tyre dhe punimet inxhinierike nëntoksore përbënin një investim me dimesione goxha të mëdha. Aso kohe Inxhinier Petraq Bakun e gjeje kudo, ngado dhe me të njëjtin seriozitet. Një tip i prerë, zbatues i ligjit dhe i rregullit, kushteve teknike dhe detyrimeve kontraktuese, njohës i projekteve deri në detaje dhe me një autoritet që të linte mbresa. Në sektorin ku ai punonte kishin varësinë disa ndërmarrje të mëdha që vepronin në Tiranë në atë kohë si Ndërmarrja Komunale-Banesa, Ndërmarrja e Rrugë-Kanalizime, Ndërmarrja e Ujësjellsit dhe Ndërmarrja e Ndërtim-Gjelbërimit. Kuptohet se çfarë pune voluminoze kryhej, në kushtet kur lëvizej në këmbë ose me autobus urban, kur nuk kishte celular apo kompjuter. Por nuk e teprojmë po të themi, se kujtesa dhe logjika e Petraq Bakut bënin punën e kompjuterit. Një njeri energjik, i përkushtuar, vizionar dhe shume i rreptë. Kur e thoshte fjalën inxhinier Petraq Baku, çka ai e peshonte thellë, askush nuk e vinte në dyshim. Një administrator model, i palodhur, kërkues, nëpunës model, që si të thuash njihte gjithçka të qytetit dhe fshatrave për rreth të cilët ishin nën juridiksionin administrativ të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Tiranës.

Lexo edhe :  Klaudius Ptolemaios – Mjeshtri i Universit dhe rrënjët e një emri

Njihte çdo qoshe, çdo nyje ujësjellësi, çdo kolektor të ujërave të zeza. Ai shkonte në këmbë godinë më godinë dhe ndiqte punimet si dhe zbatimin e projekteve.

Deri në vitin 1992 ai mbeti në këtë detyrë kur me vendimin e qeverisë, të famshmin 24/1, largohet padrejtësisht nga puna. Inxhinieri u tërhoq nga puna por dëmi nuk ishte thjesht i tij dhe familjes së tij, në fakt pushtetit lokal në Tiranë iu hoq një shtyllë, u largua një asset që i njihte qytetit gjithçka… Petraq Baku ishte një institucion i inxhinierisë, i administrimit të qytetit, i kulturës urbane.

Petraq i dashur, oh mik me besë! Ke lënë shumë punë të vyera pas. I kam të vyera kujtimet me ty, udhë të mbarë mik! Të qoftë dheu i lehtë! Qofsh i Parajsës!

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV