Regjistrimi i koalicionit Meta-Berisha, Alibeaj: Shkelje e rëndë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Depozitimin në KQZ për regjistrimin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, të Ilir Metës dhe Sali Berisha, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, e ka cilësuar si shkelje të rëndë ligjore, pasi është përdorur sigla dhe emri i PD-së.

Sipas Alibeajt, ky përdorim, i shkruar në një dokument zyrtar që ndodhet aktualisht në KQZ është në kufijtë e veprës penale. Alibeaj i bën thirrje kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashit që të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD.

Kryetari i komanduar i PD-së nënvizon se PD është në pritje të vendimit të KAS dhe çdo përdorim juridik në KQZ apo në institucione të tjera i emrit, siglës apo logos së saj është shkelje e Kodit Zgjedhor dhe mashtrim për zgjedhësit.

‘Depozitimi në KQZ për regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” përmban një shkelje të rëndë lidhur me përdorimin e siglës dhe emrit të PD. Ky përdorim, i shkruar në një dokument zyrtar që ndodhet aktualisht në KQZ, është në kufijtë e një vepre penale

PDSH nuk është regjistruar ende në KQZ, kjo falë tifozërisë politike të drejtuesit të saj. Në cilësinë si kryekomisioner, Celibashi duhet të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD.

Partia Demokratike mbetet në pritje të vendimit të nesërm të KAS. Çdo përdorim juridik në KQZ apo në institucione të tjera i emrit, siglës apo logos së saj është shkelje e Kodit Zgjedhor dhe mashtrim për zgjedhësit.’- shkruan Alibeaj.

Të fundit

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere...

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në mënyrë të organizuar rreth vitit...

Lajme të tjera

Web TV