Varhelyi jep lajmin e mirë: Shqipëria e para me terminal të gazit natyror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konferencën për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama, Përfaqësuesit të Lartë të BE për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi, në kuadër të mbledhjes së dymbëdhjetë midis BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit, është shprehur se Ballkani Përëndimor mund të shndërrohet në pikën e re hyrëse të energjisë për Evropën.

Varhelyi ka deklaruar se Shqipëria do të jetë e para që do të realizojë një terminal të gazit të lëngshëm natyror.

Gjatë fjalës së tij, ai është shprehur i lumtur që është arritur të gjenden financime për Kampsin e Kolegjit të Evropës në Tiranë teksa ka shtuar se procesi i pranimeve do të nisë në Shtator të këtij viti.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka deklaruar se dëshira e tyre është që rajoni i Ballkanit Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Europian sa më shpejt.

Oliver Varhelyi: Evropa është e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor si përparësinë e vet gjeopolitike. Ajo që dëgjuam nga Rama dhe delegacioni i tij është se Evropa është përparësi gjeopolitike. Edhe për ne, Ballkani ka përparësi gjeopolitike. Ne duam që ky rajon të jetë pjesë e BE sa më shpejt që të jetë e mundur. 

Në Shqipëri pamë atë që përmbushëm vitin e kaluar. Viti i kaluar ka qenë mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë.

Vitin e kaluar nuk u humb kohë. Reformat ecën me ritëm, ne kemi kërkuar një përshpejtim të mëtejshëm të reformave. Nëse gjithçka shkon mirë, ky vit mund të jetë edhe më i suksesshëm. Të dyja palët përfitojnë nga progresi i Shqipërisë, ne marrim një aleat i cili jo vetëm punon me ne, por edhe kontribon me ne.

Tejet e rëndësishme t’i zhvillojmë këto takime, ku nuk flasim vetëm për atë që është bërë, por edhe arritur. Progresi është shumë i mirë, reformat vazhdojnë, e inkurajuam kryeministrin që të bëjë më shumë reforma në drejtësi. Shpresojmë të shohim dhe rezultate ndaj luftës ndaj korrupsionit.

Inkurajojmë që Shqipëria të vijojë në këtë drejtim, për përparimin në bisedimet e anëtarësimit. Edhe ne kemi detyrime, BE duhet të jetë e gatshme që të mbajë premtimet e veta. Këtë po bëjmë me planin e investimeve.

Ballkani Perëndimor mund të shëndërrohet në pikën e re hyrëse të energjisë për Evropën. Shqipëria do të jetë e para që do të realizojë një terminal të gazit të lëngshëm natyror. Po diskutojmë të sjellim më shumë gaz, me ndërtimin e asaj hallke që mungon. Diskutuam edhe temat, terminali i gazit të lëngshëm për Ballkanin sepse kjo është përpjekje madhore që duhet të realizohet.

Do të nisë që rajoni i Ballkanit Perëndimor të rritet më shpejt, edhe më shpejt se BE sepse ka potencial të jashtëzakonshëm.

Jam i lumtur që kemi arritur të gjejmë financime për Kampsin e Kolegjit të Evropës këtu në Tiranë. Ky është një sinjal i qartë se anëtarësimi është afër.

Jam shumë krenar të deklaroj se do të jemi në gjendje që të nisim procesin e pranimeve që në Shtator të këtij viti. Kemi nevojë për një ndërtesë dhe një vend të bukur ku Kolegji të vendoset dhe ne do të ofrojmë financimin për të. Inkurajoj ato të vazhdojnë punën dhe në gjysmën e dytë të këtij viti të kemi zhvillime.

Të fundit

Osmani uron Donald Trump: Kosova është shteti më pro amerikan në botë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar urimet më të përzemërta për Donald Trumpin, pas betimit të...

BSH, FMN, Shoqata e Bankave: Kujdes me ndërtimin!

Që nga viti 2018, në Tiranë janë dhënë mesatarisht 1.2 milionë metra katrorë leje ndërtimi në vit për banesa, me rekordin që u arrit...

Çfarë ndodhi? KPA shkarkon nga detyra prokurorin e njohur (Emri)

Prokurori i Tiranës, Lazër Çardaku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 8 nëntor 2024 për probleme në kriterin...

Basha uron presidentin Trump: Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë mes dy kombeve tona!

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar Donald Trump pas marrjes zyrtarisht të detyrës si president i SHBA. Në postimin e tij në...

Begaj uron Trump: Krenarë për aleancën dhe miqësinë e fortë me SHBA

Postimi i Begajt: Urimet më të përzemërta në ditën tuaj të inagurimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës @realDonaldTrump . SHBA mbetet dëshmi e...

Lajme të tjera

Web TV