Vuçiç: Jam gati për kompromis me Kurtin, kemi secili vija të kuqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb, Aleksandër Vuçic shprehet se Serbia është “gati” për të bërë përpjekje për gjetjen e një kompromisi. Në një intervistë për Euronews Serbia, ai theksoi së të dyja palët kanë vija të kuqe.

“Sigurisht, të dyja palët kanë vijat e tyre të kuqe dhe nuk mund ta mohoj këtë, por ne, besoj se të dyja palët, duhet të bëjmë shumë për ta normalizuar situatën mes kombeve, popujve tanë dhe duke pasur parasysh këtë, unë besoj se është në interes të të dyja palëve të sigurojnë qarkullimin e lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Ne duhet të punojmë me shumë zell për këtë, si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme”, u shpreh presidenti.

Vuçiqi shtoi se: “Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë se bashku, për të jetuar shumë më mirë, pa armiqësi. Nuk e kam në plan të flas për fajin e askujt, nuk ka rëndësi nëse do të arrihet për tre muaj apo tre vjet, por nëse ia dalim do të jetë një sukses historik”.

I pyetur nëse Serbia është e gatshme t’ia bëjë disa lëshime palës kosovare kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Këshillin e Europës, Vuçic tha se “ata tashmë e kanë filluar atë procedurë në Këshillin e Europës, pa pyetur Serbinë.

Megjithatë, ai shtoi  se ka rregullore dhe plan të propozuar nga gjermanët dhe francezët në lidhje me anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Ata morën përgjigjen time për këtë, unë i thashë  Macronit dhe Szholzit se çfarë mendoj për pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe disa gjëra të tjera. Por ne jemi të gatshëm të flasim për çështje të tjera,  dhe gjithashtu duhet të diskutojmë disa ligje që duhet të miratohen dhe këtë do ta diskutoj në Ohër me bashkëbiseduesit e mi dhe disa njerëz të tjerë. Por ne jemi të gatshëm të diskutojmë shumë çështje dhe ata i dinë vijat e mia të kuqe”.

Të fundit

Zbulohet kush janë punonjësit e arrestuar të IMT-së

Ditën e sotme, Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të...

Operacion në Shkozet, shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

Policia e Durrësit po zhvillon mbrëmjen e sotme një operacion me zonën e Shkozetit në Durrës. Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona...

Fatmir Mediu: Vetëm Berisha mund ta bashkojë PD

Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator dhe sesionit të ri...

Trump: Ukraina kërkon të mundë një vend 15 herë më të madh

Pavarësisht manipulimeve ruse, presionit ukrainas dhe shqetësimeve evropiane, Uashingtoni po lëviz drejt një rendi të ri global ku përfundimi i luftës në Ukrainë shihet...

Barcelona kërkon qendërmbrojtës, dalin 3 opsionet e Flick

Largimi i Ingo Martinez për tek Al-Nassr dhe forma jo e mirë që ka treguar Ronaldo Araujo të paktën në dy ndeshjet e para...

Lajme të tjera

Web TV