17 Mars 1834/ Lind gjermani Gottlieb Daimler, shpikësi i motorit me djegie të brendshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pionieri i makinave të parë në botë me motorë me djegie të brendshme, Gottlieb Daimler, u arsimua në një shkollë të mesme teknike, dhe punoi përkohësisht si prodhues armësh, para se të vendoste në vitin 1861, të prodhonte një motor me fuqi të vogël.

Ai punoi për një kohë të shkurtër Nikolaus Otto, shpikësi i një motori primitiv me djegie të brensdshme. Aty u njoh me Wilhelm Maybach, mikun e tij më të mirë dhe ndihmës në dizenjot e modeleve të ndryshme. Daimler dhe Maybach, hynë në biznes së bashku në vitin 1882, dhe prezantuan motorin e parë me djegie të brendshme të shpejtësisë së lartë në vitin 1883.

Ata themeluan kompaninë Daimler Motoren-Gesellschaft (Daimler Motor Company) më 1890-ën, dhe pothuajse menjëherë nisën të konfliktohen me investitorët kryesorë të kompanisë së tyre.

Maybach dha dorëheqjen më 1891 kur iu mohua një vend në Bordin e Drejtorëve, ndërsa Daimler u largua dy vite më vonë.

Një vit më pas, duke punuar sërish me Maybach, Daimler ndërtoi një motor me katër cilindra. Ky automjet fitoi “garën e parë për automjetet pa kuaj”, të organizuar në Ruen në rrethinat e Parisit më 1894-ën, duke mposhtur konkurrentët e tjerë. Kjo gjë e turpëroi kompaninë Daimler që uli çmimin e aksioneve, ndërsa investitori britanik, Fredrick Simms, kërkoi kthimin e Gottlieb Daimler si kusht për  vazhdimin e investimeve të tij.

Daimler iu ribashkua kompanisë më 1894, dhe riktheu edhe Maybach si inxhinierin kryesor.

Pak vite pas vdekjes së tij në vitin 1900, kompania Daimler u bashkua me “Benz & Sons” të mekanikut tjetër të famshëm Karl Benz, duke u bërë Daimler-Benz AG, marka më e famshme të makinave në botë.

Kalendar

17 Mars 1861 – Italia realizon bashkimin e vendit, dhe e shpall veten mbretëri.

17 Mars 1942 – Holokausti:Hebrenjtë e parë nga Getoja e Lvov në Poloni, ekzekutohen  në dhomat e gazit në kampin e vdekjes në Belzek të Polonisë lindore.

17 Mars 1948 – Belgjika, Franca, Luksemburgu, Hollanda dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë Traktatin e Brukselit, një pararendës i Traktatit të Atlantikut të Veriut që themelon NATO .

17 Mars 1960 – Presidenti amerikan Duajt Ajzenhauer, nënshkruan Direktivën e Këshillit Kombëtar të Sigurisë mbi programin anti-kuban të veprimit të fshehtë, i cili përfundimisht do të çojë në Pushtimin e dështuar të Gjirit të Derrave.

17 Mars 1992 – Një sulm me bombë mbi ambasadën izraelite në Buenos Aires të Argjentinës, shkakton vdekjen e 29 personave dhe plagosjen e 242 të tjerëve.

17 Mars 2004 – Trazirat në Kosovë:Më shumë se 22 persona gjejnë vdekjen dhe 200 plagosen. Tridhjetë e pesë kisha ortodokse serbe në Kosovë dhe dy xhami në Serbi shkatërrohen.

 

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, edhe ‘Djathtas 1912’ dorëzon kërkesën për regjistrim në KQZ

‘Djathtas 1912’, në emër të kryetarit Rezart Kthupi, ka dorëzuar kërkesën për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sot,...

U paraqit në SPAK, Tom Doshi tregon arsyen: Normale të të thërrasë prokuroria

Tom Doshi u thirr këtë të hënë në SPAK. Pasi daljes, ai ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, duke treguar edhe arsyen...

Netanyahu: Izraeli kërkon çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi kërkesën për çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore, si dhe synimin e tij për të mos toleruar vendosjen e...

Ngatërroi marshin e makinës dhe hipi mbi trotuar, shoferja merr para këmbësorin

Një incident me makinë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, në afërsi të poliklinikës në qendër të qytetit, ku ka mbetur i lënduar...

Studimi për duhanpirësit: 1 cigare ‘kushton’ 20 minuta jetë

Pirja e duhanit vetëm një cigare mund të shkurtojë jetëgjatësinë tuaj me rreth 20 minuta, zbulon një studim shkencor. tudiuesit nga Kolegji Universitar i Londrës...

Lajme të tjera

Web TV