Refuzoi kombëtaren e Kosovës, Mërgim Berisha zgjidhet nga Hansi Flick tek Gjermania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi kosovar i Augsburg, Mërgim Berisha zyrtarizon pjesëmarrjen me fanellën e Gjermanisë.

Pasi ka kaluar të gjitha kategoritë e të rinjve, tashmë bomberi që shënoi 2 gola në transfertën e Mynihut dhe këtë sezon numëron 9, i mbyll derën çdo mundësie sado të vogël për t’u bashkuar me Kosovën.

Trajneri Hansi Flick e ka grumbulluar për dy sfidat e marsit dhe 24-vjeçari do të debutojë me fanellën e Gjermanisë ku në të shkuarën ka luajtur një tjetër shqiptar, mbrojtësi Shkodran Mustafi.

Në stafin e Alain Giresse kanë shpresuar deri në momentin e fundit që Berisha do të vendoste për përfaqësuesen e vendit të origjinës, por 24-vjeçari e kishte të qartë pozicionin e tij.

Berisha ka lindur në Berchtesgaden, ndërsa u transferua te Augsburg gjatë muajve të verës.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV