Didier Deschamps e konfirmon, ja kush është pasuesi i portierit Lloris tek Franca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga grumbullimi i përfaqësueses franceze në Clairfontaine, Deschamps tregon se nuk ka dyshime për titullarin e portës pas lamtumirës së Hugo Lloris.

“Pozicioni numër 1 pa dyshim i shkon Mike Maignan. Hierarkia është e rëndësishme, por unë do të flas për këtë edhe me të tjerët. Do të ketë një hierarki për ndeshjen kundër Holandës. Përvoja ndërkombëtare mund të jetë një aset i rëndësishëm”.

Një lajm shumë i mirë për Maignan, i detyruar të humbasë Botërorin në Katar për shkak të një dëmtimi, që e mbajti larg fushave të lojës për pesë muaj.

Më pak se një muaj pas rikthimit në fushë, kundër Atalantës, më 26 prill, tashmë dyert e kombëtares po hapen gjerësisht.

Portieri 27-vjeçar i Milanit, i thirrur për herë të parë nga “Les Bleus” më 21 maj 2019, ka veshur pesë herë fanellën e Francës, e fundit më 22 shtator 2022 në Ligën e Kombeve kundër Austrisë.

Deschamps foli edhe për formën e shkëlqyer të dy lojtarëve të tjerë që luajnë në Serie A, Adrien Rabiot dhe Olivier Giroud:

“Adrien kishte bërë gjëra shumë të mira para Kupës së Botës. Ai erdhi me paraqitje të nivelit më të lartë. Mbetet i rëndësishëm. Olivier është një nga këta 23 lojtarët e grumbulluar, por vetëm 11 do të luajnë nga fillimi kundër Holandës.”

Të fundit

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Lajme të tjera

Web TV