“Pse më parakalove me makinë!”/ 23-vjeçari bën për spital shefin e Europol Tirana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tiranë, ku një 23-vjeçar i identifikuar si Klesti Qordja, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, pasi ka dhunuar drejtorin e Europol Tirana, Artan Bajraktari.

Nga sa mësohet kjo ngjarje është regjistruar në fillim të muajit shkurt, ku bëhet e ditur se  Bajraktari po lëvizte me makinë në zonën e Laprakës, kur 23-vjeçari Qordja, i acaruar se ishte parakaluar, i ka kërkuar të ndalojë.

Pas këtij momenti të dy kanë zbritur nga mjetet përkatëse dhe Klesti Qordja e ka goditur atë me grushte, edhe pse ishte paralajmëruar nga Bajraktari se ai ishte pjesë e Policisë së Shtetit.

I riu është ndaluar më vonë nga policia dhe ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Ai ka thënë se donte ta pyeste se cila ishte arsyeja që e kishte parakaluar. Ndërsa për dhunën e ushtruar, 23-vjeçari Qordja pretendon se ishte për vetëmbrojtje, pasi shefi i Europol i kishte vënë dorën në qafë.

Ndaj tij prokurorja Mirela Zavalani ka ngritur akuzën e plagosjes së lehtë me dashje.

Të fundit

Festë, urime dhe…punë/ Pamjet ‘ndryshe’ që na vijnë për 8 Mars nga Tirana (FOTOT)

Përtej urimeve, dhuratave dhe festimeve, rrugët e Tiranës paraqesin edhe një pamje tjetër në 8 Mars. Ndonëse dita e tyre,...

Luiz Ejlli sapo konfirmoi që do të jetë moderator i këtij emisioni? (Foto)

Prej ditësh, rrjeti po zien nga thashethemet se Luiz Ejlli mund të jetë prezantuesi i sezonit të dytë të “Ferma VIP”. Megjithëse Fjoralba Ponari...

8 Marsi, Policia Rrugore Berat surprizon gratë, dhuron lule për drejtueset femra në timon

8 Marsi, festa e gruas, ka sjellë sot një atmosferë të veçantë në rrugët e qytetit. Policia e Beratit ka vendosur të surprizojë sot të...

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit

Rruga panoramike e cila lidh plazhin e Velipojës në Shkodër me Shëngjinin është drejt përfundimit. Me një vlerë prej 3.8 miliardë lekë ky aks...

Zbulohet në Australi krateri më i lashtë në tokë

Krateri më i lashtë në Tokë i krijuar nga përplasja e një asteroid është 3.5 mld vjeçar. Është zbuluar në Australi, në pjesën perëndimore...

Lajme të tjera

Web TV