Para pak muajsh mundi kancerin/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur aktorja meksikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rebecca Jones, aktorja e njohur meksikane, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare herët në mëngjesin e sotëm. E njohur për rolin e saj si antagoniste në shumë telenovela, Jones mundi kancerin në vezore para disa vitesh. Por, sot është raportuar se ka ndërruar jetë.

 “Jones ndërroi jetë në paqe dhe me një mirënjohje të thellë për audiencën e saj”, tha agjencia e saj e marrëdhënieve me publikun.

“Me pikëllim të thellë duam të raportojmë vdekjen e të dashurës sonë dhe të admiruar Rebeça Jones,”- thuhet në tej në njoftim.

Nga se vdiq Rebeça Jones?

Në nëntor 2022 ajo u shtrua në spital për shkak të një infeksioni. Gjendja e saj fizike vitet e fundit është ndikuar pas kancerit që mundi. Edhe pse u shërua, trupi i saj ishte dobësuar dhe përkeqësuar nga kjo sëmundje. Deri më tani nuk është bërë i ditur shkaku i saktë i vdekjes së saj.

Karriera e saj si aktore filloi në televizionet meksikane, ku u shfaq në disa telenovela dhe seriale televizive, si “La Casa de las Flores”.

Rebeca Jones u shfaq gjithashtu në disa filma meksikanë e ndërkombëtarë, si “El misterio de Trinidad”, “Vacaciones Separadas” dhe “Suite Deseo”. Ajo ka luajtur edhe në shfaqje dhe është vlerësuar për punën e saj në television me disa çmime për pjesëmarrjen e saj në serialet si “Capadocia” dhe “Quién mato a Sara”.

Ndër telenovelat në të cilat ajo luajti janë “Cuna de Lobos”, “El Ángel Caído” dhe “Imperio de Cristal”, ku ajo u dallua. Prodhimi i saj i fundit ishte “Cabo”.

Rebeca Jones u dallua për profesionalizmin e saj, shkathtësinë e saj si aktore dhe përkushtimin e saj ndaj artit dhe kulturës. Ajo lë një trashëgimi në industrinë e argëtimit meksikan dhe do të jetë një model për aktorët dhe aktoret e reja që kërkojnë sukses në botën e aktrimit.

Lexo edhe :  Kancelari gjerman: Nuk pranojmë që çështjet territoriale të vendosen...

 

Të fundit

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos,...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

Lajme të tjera

Web TV