Zgjedhjet e 14 majit/ Meta tregon me bindje bashkitë ku do të kenë fitore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në emisionin “Open”  në News24 foli për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa u shpreh i bindur se fitorja do të jetë e opozitës.

Gjatë bisedës në studio, Meta tha se duhet të marrë fund presioni i qeverisë Rama në administratë.

Meta: Nuk kam pasur iluzion që Shqipëria do t’i bëjë zgjedhjet si Danimarka. Nuk kam ndonjë iluzion, për zgjedhje daneze, por kam besim se çdo qytetar i Shqipërisë sado i intimiduar të jetë, në administratë, në presionin e patronazhistëve, çdo sipërmarrës që është intimiduar, nga policitë bashkiake, IKMT, nga gjithçka, se nuk jemi rastësisht vendi i dytë në botë për korrupsion. Të gjithë këta presin ditën e takimit në 14 maj.  Ata edhe kur konkurruan vetën në zgjedhje të paligjshme, e humbën Shkodrën”, tha Meta.

Gjithashtu theksoi se në këto zgjedhje nuk ka ndarje mes opozitës dhe Partisë së Lirisë.

Meta: Ky tani do të vërë të fortë, se nuk i mund dot të PD. Kur e kishte vendosur t’i bënte zgjedhjet pa opozitën, kishte në dorë të zgjidhte figurat me intelektuale, por edhe në këtë rast 1/3 e kryetarëve që vuri, i kishte me probleme ose i ka nëpër burgje. 5 kryetarë ka ndryshuar bashkia e Vorës në 4 vite. Është bashkia që ka më shumë sipërmarrje, njësi shërbimi…Ky e falimentoi, edhe ku ishte vetëm, 1/3 e bashkive ua dha të fortëve  dhe nuk i vendosi në shërbim të qytetarëve. Shkodra tregoi që nuk del në shitje. Austro Hungaria ka vënë veton për Shkodrën. Pa Shkodër ka thënë nuk ka Shqipëri funksionale. Është në dorë të shkodranëve,. Do ta shikoni, realiteti ka ndryshuar në të gjithë Shqipërinë. Shkodra i prin ndryshimit.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV