Kandidati Berishës sfidon Rakip Sulin/ Do e kthej Kamzën në qendër urbane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për bashkinë Kamzë, Arjan Hoxha u shpreh i bindur se sa herë që ka qenë PD në  pushtet, Kamza  është kthyer në qendër urbane. Ai tha se çdo banor i Kamzës është dëshmitar i keqqeverisjes që është bërë, dhe një orë më parë duan të largojnë këtë bandë kriminale.

Hoxha tha se kanë vendosur që kjo fushatë të fokusohet tek hallet e qytetarëve. Ai ftoi kandidatin të heqë dorë nga njolla e turpit që kërkon ti vendosë vetes sepse e kanë humbjen e garantuar.

Ai u shpreh se 50% e  e të ardhurave të sektorit të industrisë ndodhen në Kamëz. I bindur Hoxha tha se do ta bëjmë Kamzën një qytet ku njerëzit nuk largohen, por të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Arjan Hoxha: Dua të theksoj që për një interval të shkurtër kohor është hera e dytë që na nderon me pjesëmarrjen e tij Berisha. Sa herë që PD ka qenë në pushtet, Kamza është kthyer në qendër urbane. Falenderoj PD që e ka kthyer Kamzën në një zonë kaq të populluar dhe të mirë për të jetuar. Çdo banor i Bashkisë Kamzë është dëshmitar i keqqeverisjes që është bërë dhe një orë më parë duan të dëbojnë këtë bandë kriminale. Rakip Suli ka përfituar nga PD dhe është kthyer në armikun më të keq të saj, me sjelljen e tij politike do të pengojë demokratët të fitojnë zgjedhjet. Të jenë të bindur që do jen humbës në 14 maj. Dua të ftoj kandidatin të heq dorë nga njolla e turpit që kërkon ti vendos vetes. Kemi vendosur ta fokusojmë fushatën te hallet e qytetarëve. Kamza vuan nga trafiku i madh, do të ndërtojmë unazën për të shpëtuar nga trafiku dhe aksidentet. Do të rrisë numrin e vizitorëve në Kamzë. Çdo udhëtar në veri të Shqipërisë, duhet të sorollatet pasi nuk kemi një terminal. Do të ndërtojmë një hapësirë rekreacioni. Një linjë optimale urbane. Do të rinkostruktojm qendrat aktuale shëndetësore, për të ndërtuar një spital bashkiak. Do të kujdesemi për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore. Mbështetja nëpërmjet bursave për studentët në  universitetet e Kamzës. Do të investojmë në instalimin e paneleve diellore në çdo banesë. Do të mbështesim sipërmarrjen e të rinjve në këtë fushë. Do të puojmë për ndërtimin e disa korridoreve ekonomike. Mbi 50% e të ardhurave të sektorit të industrisë ndodhen në zonat pranë Kamzës. Do të ulim me 30% taksat vendore dhe do të përjashtojmë të gjitha kategoritë e invalidëve në taksa. Sporti kultura dhe arti janë gangren, pas meje ndodhet stadiumi i Kamzës, është fatkeqësi që përdoret për fushata dhe jo për aktivitet sportive. Projektet tona janë të realizueshme dhe të konsultuara me të gjitha grupet e interesit. Do ta bëjmë Kamzën një qytet ku njerëzit nuk largohen, por të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Të fundit

Zbresin sërish temperaturat, ku pritet të bien reshje dëbore dhe të ketë erë të fortë

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN sesi do të jënë kushtet e motit...

Punonjësi i policisë së burgjeve i jep fund jetës, qëllon veten me armë në banesë (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një punonjës i Policisë së Burgjeve dyshohet se i ka dhënë fund jetës me...

Trump urdhëron shkarkimin e menjëhershëm “të të gjithë prokurorëve” të emëruar nga Biden

Presidenti Donald Trump urdhëroi shkarkimin e të gjithë prokurorëve federalë që punonin në administratën e Bidenit , duke akuzuar Departamentin e Drejtësisë se ishte "politizuar" si kurrë...

Si shpërndahej kokaina me taksi e skutera/ Detaje nga operacioni me 27 të arrestuar

Detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar të martën në Tiranë, ku u arrestuan 27 persona për shpërndarje droge në zona të...

Tragjike/ Ishte duke punuar në banesë dhe e zë korenti, humb jetën 45-vjeçari në Krujë

Një 45-vjeçar ka ndërruar jetën pasi e ka zënë korenti. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubq në Krujë. 45-vjeçari ishte duke punuar në ndërtim në...

Lajme të tjera

Web TV