Franca shatërroi 4-0 Holandën në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Euro 2024. “Gjelat” i dhanë leksion futbolli skuadrës së Roland Koemanit, që nuk tregoi asgjë përballë rivalit të madh të Grupit B.
Holanda kapitullon që në pjesën e parë në sfidën me Francën në Paris, në stadiumin “Saint Denis”.
“Tulipanëve” u ranë “petalet” sapo nisi loja, teksa pësuan dy gola të shpejtë në minutat 2’ dhe 8’.
E zhbllokoi takimin Antoine Griezmann, që goditi saktë brenda zonës pas pasimit të marrë nga Kylian Mbappe.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, “Gjelat” shënuan të dytin me Upamecanon në zhvillimet e një goditjeje të lirë, të ekzekutuar nga Griezmann.
Por francezët nuk u ndalën me kaq. Në minutën e 21-të ishte radha e Mbappesë për ta dërguar topin në rrjetë.
Në fundin e sfidës Mbappe realizoi të dytin personal për rezultatin përfundimtar 4-0, ndërsa Depay humbi mundësinë për të shënuar golin e nderit nga pika e bardhë,