Shpëtimi i 4 alpinistëve serbë në Malin e Jezercës, jehonë në Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpëtimi i katër alpinistëve serbë ka bërë jehonë në Serbi.

Gazeta serbe ‘Blic’ i kushtuar një artikull shpëtimit alpinistëve, ka është theksuar se serbët i kanë mbijetuar një drame të vërtetë, teksa ishin duke tentuar të ngjisnin majën e Jezercës. Po ashtu, shkruhet se 50 efektivë policie janë angazhuar për gjetjen e tyre.

“Katër alipinistë serbë i kanë mbijetuar një drame të vërtetë dje gjatë ngjitjes në pikën më të lartë të malit të Jezercës nga luginat e Valbonës dhe Thethit. Ata kanë ngecur në një mal të mbuluar me borë dhe njëri prej tyre ka rënë nga lartësia dhe ka plagosur rëndë gjymtyrët, ndaj është dërguar me helikopter në spitalin e Tiranës.

Policia shqiptare bëri të ditur se alpinisti i plagosur ishte nën mbikëqyrjen e mjekut dhe se pas plagosjes nuk mund të lëvizte. Më shumë se 50 policë morën pjesë në operacionin e shpëtimit. Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook foto dramatike nga ky aksion”, ka shkuar Blic.

Ditën e djeshme u raportua se katër alpinistë serbë kishin rrëshqitur në malin e Jezercës gjatë kalimit nga Valbona në Theth, duke pësuar lëndime të disa prej gjymtyrëve të trupit. Për shkak të terrenit të vështirë, janë angazhuar 50 efektivë policisë dhe dy helikopterë, në mënyrë gjetjen dhe shpëtimin e tyre.

Njëri prej alpinistëve është transportuar drejt QSUT-së dhe është duke marrë ndihmë mjekësore, pro pa rrezikuar jetën. Sakaq mësohet se tret ë tjerët nuk kanë pasur lëndime serioze.

 

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV