Eksperti: Ja çfarë duhet të bëjë Policia e Shtetit për të trembur krimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa i ftuar në emisionin ‘Panorama e Mëngjesit’, ka folur lidhur me sigurinë publike në vend, ku tha se ende nuk është arritur që autoritet të parandalojnë krimet në kohë.

Softa tha ndër të tjera se atentatet dhe ngjarjet kriminale janë kthyer “në modë”.

Softa theksoi se është e nevojshme që në vend të ketë qarkullim të elitave dhe profesionistët të cilët janë përgjegjës për ruajtjen e rendit të caktohen në pozicionet e duhura, ku shtoi se e kundërta po ndodh vendet e punës ‘rrëmbehen’ nga ata që janë më afër me politikën.

Eksperti ngriti një shqetësim ku tha se punonjësit e policisë duhet të jenë më të bashkuar dhe në qytetet ku ka popullsi më të shtuar, duhet të krijohen skema për të trembur krimin.

Pyetje: Ngjarjet përsëriten, çfarë e shkakton këtë impotencë të reagimit të institucioneve

Fatkeqësisht po përsëriten të njëjta skena krimi, makina të vjedhura e të djegura. Pastaj themi qytetarëve që ofrojmë shpërblim për zbardhjen e ngjarjeve, por inkurajon krimin, ata thonë që këto nuk zbulohen.

Nuk ka një parandalim të krimit, atentatet janë bërë si modë. Fatkeqësisht dhe në kryeqytet ku institucionet janë më të shtuara, vëmendja duhet të jetë më e madhe. Siguria duhet të jetë në çdo pëllëmbë të vendit.

Çfarë hallke çalojmë më shumë, mos nuk kemi kapacitete të duhura?

Është investuar për fonde publike jo vetëm nga qeveria shqiptare por dhe nga ndërkombëtarët, oficerët janë trajnuar. Këta persona të kualifikuar fatkeqësisht nuk janë stimuluar në vendet e duhura, por vendosen persona që janë më afër me politikën.

Qarkullimi i elitave vjen vetëm kur ndryshon forca politike, policia ka pasur një hapje në vitin ’92 për të pasur më tepër profesionistë, ishin njerëz me intelekt.

Lexo edhe :  “Lufta” tregtare SHBA-Kinë, ari arrin rekord të ri çmimi

Tashi nuk ndodh më, pasi partia A, B dhe C ka futur strukturat  e tyre në nivelet drejtuese. Teknologjia nuk ka munguar, ka pasur nga Turqia, Italia dhe ka pasur sallë operative, janë futur kamera etj.

Ka mungesë të vullnetit politik, mentaliteti dhe metodologjia e punës, kjo është gjithçka.

A kemi ne policë të përgatitur?

Kjo është e vërtetë, nuk kemi hallka të shkëputura. Përgatitja e tyre me ligjet dhe qeverisja e mirë brenda policisë është tepër e nevojshme, kemi parë veprime banale ku polici nuk ka mundur të rruajë një person të ndaluar, i burgosuri është varur.

Ne na mungon elementi bazë, përgatitja profesionale.

Ka shumë raste të atentateve, nuk ka aktivitet në grup nga forcat e policisë. Mund të bëhen përgatitje në kryeqytet, të inskenohen skema.

Atentatet realizohen dhe në fund njoftohen se ka një automjet të djegur, a nuk ka një alarm të kuq, ku dëgjohen të shtëna.

Duhet të krijohet forcë për të trembur krimin, kemi marrë drone, satelitë ALbania 1 dhe Albania 2 po ku janë?

Nuk kemi një helikopter të gatshëm në raste emergjente.

Të fundit

Mbërritja e votave nga diaspora, zyrtarët e OSBE/ODIHR të pranishëm në Parkut Olimpik

Këtë të premte në mjediset e Qendrës së Votimit nga Jashtë pranë Parkut Olimpik në Tiranë, u zhvillua një...

Është miliardere por Emina Cunmulaj do të donte ta kalonte gjithë verën në Malësi

Modelja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, ka ndarë së fundmi një moment të sinqertë me ndjekësit e saj gjatë një transmetimi...

Edi Rama: Pa gruan time jam ndërtim pa leje

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet elektorale në Lezhë ku është takuar me gratë dhe vajzat e këtij qarku. Kryesocialisti tha se e sheh të...

Projekti revolucionar, Anglia do të thithë karbonin nga deti

Një projekt pilot inovativ i quajtur SeaCURE ka nisur në bregun jugor të Anglisë, duke sjellë një qasje të re në luftën kundër ndryshimeve...

Bloomberg: Plani i Trump për fundin e luftës! Rusët mbeten në territoret e pushtuara

Bloomberg ka publikuar një artikull lidhur me luftën në Ukrainë dhe planin e SHBA-ve, për t’i dhënë fund luftës. Në një përpjekje të re dhe...

Lajme të tjera

Web TV