Për 100 mijë dollarëshin që jep policia për atentatorët ndaj “Top Channel”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ROLAND QAFOKU

Ka një debat këto ditë lidhur me një shpërblim që policia ka dhënë për ata që japin informacion për autorët e sulmit me armë ndaj televizionit “Top Channel”.

Vetëm 24 orë pas ngjarjes së rëndë, Policia e Shtetit njoftoi se vendoste në dispozicion të atyre që japin informacion për autorët shumën 100 mijë Euro duke ruajtur edhe anonimatin.

Kam lexuar lloj-lloj opinionesh që nga gazetarë e politikanë e deri te ekspertë të facebook-ut. Një pjesë habiten dhe një pjesë “i bien tavolinës” se kjo shumë është e ekzagjeruar. Së pari, dua të them se kjo mënyrë është procedura më normale që policia shqiptare dhe çdo polici në botë kryen për ngjarje që i çmon që duhet të japë shpërblim për të shkuar te autori, sepse janë një magnet pothuajse i sigurtë dhe i efektshëm.

Për informacion, policia ka dhënë shpërblime dhe në kohën më të keqe financiare të vendit dhe kur financat kanë qenë në prag të kolapsit. Dhe bëhet fjalë për shuma edhe më të mëdha se kaq.

Shuma më e madhe që policia kë vë në dispozion deri tani rezulton të jetë për vrasjen e ish-kryetarit të parë të PD-së dhe deputetit Azem Hajdari të vrarë më 12 shtator 1998. Për ata që jepnin informacion policia vuri në dispozicion 250 mijë Dollarë dhe e veçanta është se kjo shumë është marrë. Pra, me fjalë të tjera qytetarë anonimë kanë dhënë informacionin e duhur që ka sjellë identifikimin, arrestimin dhe më pas dënimin e autorëve. Së dyti, kjo nuk është e vetmja ngjarje që janë vënë në dispozicion shuma të konsiderushme parash por edhe që janë marrë nga informatorët që kanë goditur në shenjë.

Lexo edhe :  Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

Ajo që duhet të kërkojmë në kësi rastesh është transparenca e brendshme që duhet të bëjnë instancat e policisë se kush i mori këto para dhe a u dhanë në destinacionin e duhur këto para. Dhe më e rëndësihmja fare, a u ruajt anonimati?

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen e “Top Channel” tregon se vënia na dispozicion të kësaj shume është sinjal që së pari policia nuk ka informacione se kush janë autorët dhe e dyta që jepet një mundësi që ata që kanë dijeni të japin informacion dhe të marrin paratë. Për ironi apo rastësi, shuma në fjalë është po aq sa shuma që pritet të marrë fituesi i “Big Brother”. Uroj që autorët të gjenden sa më shpejtë. Qoftë falë edhe dhenies së informacioneve duke marrë 100 mijë Euro.

Të fundit

Punonjësit e kadastrës i pret qelia! Rama paralajmëron në Facebook

Qeveria do të miratojë një reformë të re për kontrollin e territorit, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave...

Lejet unike, 85,980 aplikime të regjistruara në e-Albania

Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”. Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike” u mundëson shtetasve të huaj...

E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23 vjeçarit u hodh në liqenin...

Ju prezantojmë me robotin që punon në pastiçeri! E gjeni në Durrës

Ju prezantojmë me Melisën, roboti që shërben së bashku me kamarierët në në një pasticeri në Durrës. Melisa lëviz mes tavolinave, duke shërbyer dhe sjellë...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 pasagjere

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti i drejtuar nga J.M, 27 vjeç është përplasur me një automjet tjetër me...

Lajme të tjera

Web TV