Akuzat ndaj Barçës, Ceferin: “Është çështje shumë serioze, rrezikohet përjashtimi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth çështjes Negreira ka folur edhe Aleksander Ceferin. Presidenti i UEFA-s deklaroi se kjo është një çështje serioze. “Kam marrë informacionin e duhur, di të them që është një çështje shumë serioze.

Është një nga gjërat më serioze që kam parë ndonjëherë në historinë e futbollit. Asgjë nuk ka përfunduar, ne do e hetojmë si rast”, u shpreh kreu i qeverisë europiane të futbollit.

Ish-arbitri profesionist spanjoll, Enriquez Negreira, ka përfunduar nën hetim për pagesa miliona euroshe nga drejtuesit e Barcelonës.

Edhe pse u përfol për mundësinë e përjashtimit të skuadrës katalanase nga sezoni i ardhshëm në Champions League, pritet që Barça t’ia hedhë vetëm me sanksion ekonomik.

UEFA i ka dërguar tashmë RFEF-së (Federata Spanjolle e Futbollit) një kërkesë për sqarim në lidhje me hetimet e kryera.

Nëse është shkelur neni 12, ai që detyron anëtarët e UEFA-s “të përmbahen nga çdo sjellje që dëmton ose mund të dëmtojë integritetin e ndeshjeve dhe garave” Barça do të rrezikonte seriozisht të përjashtohej nga Champions League.

Të fundit

8-12 korrik, Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mikpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të...

20 vjet vjedhje, Bankers Petroleum është një krim i pandëshkuar

Bankers Petroleum ka zhvatur pasuritë e shqiptarëve që ditën që ka nënshkruar kontratën e parë me qeverinë. Sado të mundohen zërat lart e poshtë...

Pse të gjithë në PD janë në garë për ‘bustin’ e Berishës?

Nga Namir Lapardhaja Pas zgjedhjeve të 11 majit, në vend që Partia Demokratike të prodhonte një debat të brendshëm për dështimin elektoral, ajo është zhytur...

Guvernatori Sejko takim me Ambasadorin e ri të Spanjës: Ekonomia, në trend pozitiv!

Guvernatori Gent Sejko, priti në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura. Gjatë...

Urbani merr flakë me pasagjerë brenda, momente paniku në kryeqytet (VIDEO)

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e kësaj të hëne, ku një autobus i linjës...

Lajme të tjera

Web TV