Edon Zhegrova shkëlqen me Lilën në Ligue 1, kosovari mes më të mirëve në kampionat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edon Zhegrova po kalon një formë shumë të mirë sportive. Sulmuesi dardan realizoi golin e Kosovës në barazimin 1-1 ndaj Andorrës, ndërkohë që ishte protagonist në fundjavë në Ligue 1.

24-vjeçari shënoi dy gola në suksesin 3-1 të Lille kundër Lorient, duke ardhur nga stoli. Zhegrova u fut në fushë në minutën e 82’ dhe ia doli të dërgonte dy herë topin në rrjetën kundërshtare.

Në fund festoi gjatë me ultrasit franceze. Sulmuesi i krahut është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në kampionatin francez të futbollit.

Zhegrova u vlerësua me notën 9. Më mirë se ai vetëm Alexis Flips i Reims, i cili shënoi dy herë në triumfin 0-3 të skuadrës së tij në fushën

Zhegrova numëron 3 gola dhe 5 asiste sezonalë në Ligue 1. Lille renditet në vendin e pestë dhe po lufton fort për të siguruar kualifikimin në Champions për sezonin e ardhshëm.

337924304_1440651253409014_9049647378080496119_n.jpg

Të fundit

Policia nxorri tifozin nga stadiumi/ Berisha publikon pamjet: As në Beograd nuk ndodh

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale një video, ku shihet një...

Përleshjet me emigrantët, Trump: Mobilizojmë 2 mijë trupa të gardës kombëtare

Dy mijë trupa të garës kombëtare amerikane do të mobilizohen me urdhër të presidentit Donald Trump, teksa agjentët federalë Los Angeles u përballën me...

“Futbollistët tanë mezi shpëtuan jetët e tyre”/ Mediat serbe e bëjnë dramë: Ishte terror

Mediat serbe duket se kanë qenë shumë ‘kreative’ me titujt për lajmet e ndeshjes së sotme në Tiranë, në përballjen Shqipëri-Serbi, me rezultatin 0-0. Kurir...

“Doja ta gjuaja penalltinë”/ Asllani: Kur trajneri thotë është ky, nuk kemi çfarë bëjmë

Pas ndeshjes foli Kristjan Asllani. Mesfushroi i Interit tregoi edhe dëshirën që kishte për të gjuajtur penalltinë, që u humb më pas nga Manaj. “Besoj...

Vietnam 1972/ Djegia me napalm, fotoja me vajzën që klithte tronditi botën

Imazhi u bë një nga simbolet më ikonike dhe të fuqishme, duke ndikuar në opinionin publik global dhe lëvizjet kundër luftës. Nga Leonard Veizi Ajo vraponte....

Lajme të tjera

Web TV