Çmenduria tjetër vjen nga federata e Arabisë Saudite,ja shifra stratosferike për Mourinho

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sirena arabe për Jose Mourinhon. Drejtuesit e Federatës Saudite kanë piketuar “Special One” si trajnerin e duhur për Kombëtaren. Për ta bindur të lërë Romën, trajnerin e njohur portugez e pret një ofertë e parefuzueshme.

Për të marrë drejtimin e Arabisë Saudite i ofrohen 120 mln euro për dy sezone: ndryshe 60 mln euro në sezon. Nëse pranon, Mourinho do të kthehej në trajnerin më të paguar në histori.

Për momentin kryeson Diego Simeone (Atletico Madrid) me 34 mln euro në sezon. Sauditët kanë përgatitur një propozim të veçantë për teknikun e Romës.

60-vjeçari mund të ndërpresë bashkëpunimin pas vitit të parë, por jo vetëm. Mou mund të rinovojë deri në vitin 2026, duke marrë pjesë me Arabinë Saudite në Botërorin e radhës.

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në tri shtete të ndryshme: SHBA, Kanada dhe Meksikë. Mourinho ka kontratë me Romën deri në vitin 2024. Aktualisht përfiton 7.5 milionë euro në sezon.

Të fundit

‘Politikanët kanë qenë të paprekshëm’ , Dashamir Shehi: SPAK po sjell drejtësi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehu mbështetje për SPAK, duke e cilësuar atë si një element pozitiv në situatën...

Armiku i Berishës, ministri i ardhshëm i Gjermanisë?

Ylli Pata Lulzim Basha, ditën e djeshme, në një deklaratë për zgjedhjet në Gjermani dhe urimin për fitoren e CDU-së, e shoqëroi me një foto. Në...

Paralajmërimi i astrologes për javën e fundit të shkurtit: Bëjini mirë llogaritë…

Në kontrast nga java e shkuar, ditët e fundit të shkurtit do të mbyllen me plot ngjarje nga ana astrologjike. Yjet dhe planetët do...

Gati 40 për qind e shqiptarëve duhanpirës, habit eksperti: Cigarja e parë nis që 7-vjeç!

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë duhanpirëse në rajon. I ftuar në Emisonin ‘Health o’clock’ eksperti për çështjet e...

Zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e zbulon: Ja pse zgjodhëm si aleat Dashamir Shehin

Dy partitë opozitare LZHK-Djathtas 1912 do të garojnë në zgjedhjet e 11 Majit së bashku. Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi i ka ftuar të...

Lajme të tjera

Web TV