Tragjedia/ Rikthehet në themel çështja e Gërdecit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendosi në seancë paraprake që të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili është marrë i pandehur për dy vepra penale. Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim në kuadrin ushtarak komandues. Ish-ministrit iu pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar.

Nuk dihet nëse shprehja e vjetër popullore: “e vërteta vonon, por nuk harron”, do të jetë edhe për tragjedinë e Gërdecit të ndodhur më 15 mars të vitit 2008, me pasojën e rëndë me 26 të vrarë dhe 300 të plagosur pas shpërthimit të fabrikës së demontimit të municioneve, por dje gjykata ka dhënë një fije shpresë se drejtësia do bëjë të sajën. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi dje në seancë paraprake që të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili është marrë i pandehur për dy vepra penale. Mediu akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim në kuadrin ushtarak komandues. Në seancën e djeshme u vendos që të pranohet kërkesa e SPAK për të shqyrtuar dosjen penale ndaj Mediut, çka do të thotë që do të nisë gjykimi në themel. Gjykata gjithashtu ka pranuar edhe gjykimin e shkurtuar, një kërkesë e ardhur nga avokatët e të pandehurit Mediu. “Bazuar në nenin 405/6 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe Vendimin Unifkues numër 2 datë 29 Janar 2003, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në vlerësim të akteve të hetimeve paraprake, gjykata, vendos pranimin e kërkesës së të të pandehurit Fatmir Mediu për të proceduar në këtë gjykim me procedurën e gjykimit të posaçëm, atë të shkurtuar, pasi çmoi se procesi i të provuarit, në kuptim të fajësisë, pafajësisë, ndryshimit të cilësimit ligjor, konsiderohet i ezauruar pa pasur nevojë për marrjen e provave të reja, nuk ka shkaqe të pavlefshmërisë absolute, apo papërdorshmërisë së provave”, thuhet në vendim.

Lexo edhe :  Kryebashkiaku Erion Veliaj uron vitin e ri 2025 nga qendra e Tiranës

Reagimi i avokatit të familjarëve

Seanca e radhës është parashikuar që të zhvillohet më 24 prill. Familjarët e Erison Durdës ditën e djeshme nuk ishin të pranishëm si palë gjatë gjyqit. Avokati Dorian Matlija, u shpreh se ky proces duhet të jetë me pjesëmarrjen e familjarëve. “Unë nuk e konsideroj të vlefshme këtë si procedurë. Familjarët e viktimave duhet të ishin aty. Do jemi prezent edhe në seancën tjetër. Do të paraqesim kërkesat tonë. Gjykimi i shkurtuar patjetër që do të pranojë kërkesën e të pandehurit. Ky proces do të jetë me pjesëmarrjen e familjarëve. Është investuar edhe Gjykata e Evropiane për të drejtat e Njeriut”, tha avokati Demalia. Dosja për Mediun u hap nga kallëzimi i familjes Durda e cila humbi fëmijën në tragjedinë që u mori jetën 26 personave dhe plagosi 300 të tjerë. Por ndërsa fati i ish-ministrit do jetë në duart e gjyqtarit paraprak që pritet ta kalojë në gjykim themeli. Më herët në SPAK janë pyetur një sërë zyrtarësh, dhe jo vetëm, midis tyre edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Berisha. Veçimi i dosjes për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, në Gërdecin e hapur ende pritet të hedhë dritë mbi personazhe të tjerë ende të pa marrë nën hetim.

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV