Pabarazia gjinore në punë/ Vajzat paguhen më pak edhe pse vajzat janë më të kualifikuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse vajzat janë më të kualifikuara se djemtë, sipas të dhënave të INSTAT-it, në një raport diplomimi 64% me 34% , sërish burrat paguhen më shumë se gratë për të njëjtin pozicion pune.

“Hendeku vihet re sidomos në pozicionet drejtuese, pavarësisht se eksperiencat janë thuajse e njëjta, burrat paguhen më shumë se gratë. Për shkak edhe të një disavantazhi, kur vendos për të sjell në jetë një fëmijë femrat shkëputen nga puna, dhe ky konsiderohet një minus për zhvillimin e tyre në karrierë”, tha Eranda Ymerali- eksperte punësimi.

Megjithatë, në 5 vitet e fundit, ekspertët e punësimit vlerësojnë se pabarazia gjinore është në zbehje dhe gratë kanë një rol të rëndësishëm në të ardhurat familjare. Megjithatë, ende vihen re dy grupime shoqërore.

“Po ti referohemi zonave urbane të Shqipërisë ky hendek thuajse nuk ekziston. Ndërkohë në zonat rurale vazhdon ideja që burrat meritojnë të paguhen më shumë. Për shembull sektori i ndërtimit paguan, por 99% e të punësuarve janë burra, ndërsa fasoneritë që punësojnë kryesisht gra, i paguajnë në nivelin minimal”, u shpreh ekspertja.

Rrënjët e mendësisë që burrat meritojnë të paguhen më shumë, e si pasojë vajzat nuk fitojnë mjaftueshëm ende nuk janë shkulur tërësisht, por përparimi i shoqërisë shqiptare vihet re.

Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e grave në parlament, si dhe shembujt pozitiv të grave të suksesshme në sipërmarrje.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV