E RËNDË/ Defekt elektrik në ashensor, rreth 40 minatorë bllokohen në minierën e Trepçës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në orët e para të mëngjesit të 10 prillit, rreth 40 minatorë kanë mbetur të ngujuar në Minierën e Trepçës, e cila gjendet në Stantërg, në afërsi të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi.

“Që nga ora 3 e mëngjesit, minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontin e 1, për shkak të një defekti të energjisë elektrike në ashensor”, ka deklaruar Jonuzi për Radion Evropa e Lirë. Ky horizont gjendet rreth 900 metra nën tokë,

Deri më tash, sipas Jonuzit, jashtë minierës “kanë arritur të dalin 10 minatorë përmes daljeve të dyta”, ndërkaq rreth 30 të tjerë mbesin të ngujuar.

Jonuzi theksoi se me minatorët e ngujuar janë vënë kontaktet në mënyrë të vazhdueshme dhe se “me shëndet janë mirë”.

“Nuk kemi informacione që dikush ka kërkuar ndihmë për shkaqe shëndetësore”, tha Jonuzi.

Në vendin e ngjarjes sipas tij kanë arritur edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, drejtuesit e Trepçës, ekipet e emergjencës dhe ekipet mobile për nxjerrjen e minatorëve të ngujuar.

Sipas tij, tashme janë duke u bërë përpjekje që minatorët të nxirren nga miniera, siç ka thënë ai, përmes rrugëve alternative./REL/

Të fundit

Zhegrova kalon testet mjekësore te Juventusi, paga e tij 52 mijë euro në javë

Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino. Paga...

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik nga Szboloszlai). “Me thënë të drejtën,...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Putin: Kam arritur marrëveshje me Trump për paqen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ka arritur "marrëveshje" me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë takimit të tyre në Alaskë muajin e kaluar,...

Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Europa po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes bërthamore vetos së Donald Trump. Kështu...

Lajme të tjera

Web TV