Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

FOTO-Atentati ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës/ “Audi” shpëtheu sapo Ndreca hyri në mjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo është makina e kreut të “Rithemelimit” Bernard Ndreca , të cilës iu vendos tritol mëngjesin e sotëm rreth orës 07:10.

Shpërthimi i makinës tip “Audi” ndodhi sapo Ndreca u fut në mjet.

Për fat të mirë nga shpërthimi nuk ka të lënduar, përveç se dëmeve materiale.

Policia dhe grupi hetimor thonë se po vijojnë me intesitet hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi policise

“Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.

Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme  materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Kujtojmë se Ndreca është zgjedhur kryetar i PD-së për Vaun e Dejës, pas zgjedhjeve të Rithemelimit, dhe ka qenë në krah të kandidatit Zef Hila për zgjedhjet e ardhshme të 14 Majit.

Vau i Dejës është një nga bashkitë e pakta ky opozita e përçarë kandidon me dy emra. Nga Rithemelimi kandidon Zef Hila, i cili ka mbajtur dhe mandatin e deputetit, si dhe ka qenë më herët në krye të Bashkisë.

Dhe nga ana tjetër kandidon Klomentina Drini, e cila nuk ka marrë as mbështetjen e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, të propozuar në listë nga PD-ja zyrtare.

“Ne, kandidatët për këshilltarë të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Vau Dejës, duke falënderuar Kryesinë e Degës dhe strukturat e PD, Dega Vau Dejës, për besimin dhe mbështetjen, shprehim qëndrimin tonë lidhur me fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023:

Ne sot, me anë të kësaj deklarate, shprehim hapur mbështetjen tonë për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” z. Zef Hila.

Ne distancohemi nga çdo kandidaturë personale e kujtdo qoftë ajo, përfshirë edhe të kryetarit të komanduar të PDSH-së, për sa kohë kjo kandidaturë është nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të bashkisë së Vau Dejësit.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë demokratëve të bashkisë së Vau Dejësit, që të bashkuar të mbështesim kandidatin e përbashkët të demokratëve, z. Zef Hila dhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Zef Hila është ish-kryebashkiaku jonë, është Deputeti ynë, është njeriu më i votuar dhe më i mbështetur i kësaj zone, dhe po ashtu edhe në listen tonë për këshilltarë bashkiak janë përfshirë gra dhe burra të ndershëm, profesionistë e me integritet, me kontribute për komunitetin tonë, e të gjithë  janë të gatshëm për të punuar me përkushtim dhe me besim, për fitoren e padiskutueshme të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak dhe të z. Zef Hiles si kryetar i ardhshëm i Bashkisë Vau Dejës me 14 Maj”, thuhej në deklaratën e tyre të shpërndarë për mediat gjatë ditës së djeshme.

Të fundit

U propozua për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit, kush është Ilir Proda

Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit,...

Rama ndan pamjet nga Spitali Ditor në QSUT: Shmang fluksin e pacientëve

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në një postim në rrjetet sociale pamje nga Spitali Ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Rama shkruan se ambientet...

Ilir Proda propozohet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ilir Proda...

Pse shtatori është muaji kur njerëzit tradhtojnë më shumë?

Shtatori është muaji kur njerëzit tradhtojnë më shumë, të paktën kështu pretendojnë studimet e reja. Gjerësisht, numri i mashtrimeve rritet me 22 për qind...

Olsa Muhameti flet për ndarjen e prindërve, marrëdhënien me babin dhe sëmundjen e nënës

Olsa Muhameti ka qenë e ftuar në emisionin “Sol”, ku ka folur për Big Brother Vip Kosova dhe detajet e sezonit që pritet të...

Lajme të tjera

Web TV