Euro zbret në nivelin më të ulët historik, ja me sa u këmbye sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euro e ka nisur edhe këtë javë me një rënie të lehtë në kursin e këmbimit me lekun.

Monedha europiane u këmbye sot me 112.82 lekë, në rënie me 0.01 pikë krahasuar me fundin e javës së kaluar.

Megjithëse rënia e ditës së martë ishte në vetvete pothuajse e papërfillshme, ajo ka një domethënie për sa i takon rekordeve statistikore, sepse e çoi kursin e euros në një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me lekun.

Rekordi i mëparshëm kishte qenë vlera e 112.83 lekë, e regjistruar në datat 28 dhjetor 2022 dhe 7 prill 2023.

Me hyrjen e tremujorit të dytë të vitit, euro po e thellon më tej rënien në kursin e këmbimit me lekun. Agjentët shprehen se tregu në vijimësi karakterizohet nga prurje të mëdha të euros dhe një kërkesë e ulët për monedhën europiane.

Deficiti i bilancit të llogarisë korrente vitin e kaluar u përmirësua, ndërkohë që të ardhurat nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja direkte shënuan vlerën më të lartë në të paktën 15 vitet e fundit. Duke shtuar edhe prurjet nga kanalet informale, kjo situatë ka rritur ndjeshëm ofertën e euros në tregun e brendshëm valutor.

Kjo provohet në mënyrë të tërthortë edhe nga rritja e vazhdueshme e depozitave bankare në euro, që po vazhdon edhe në muajt e parë të vitit 2023.

Nga ana tjetër, natyra shtrënguese e politikës monetare dhe fiskale për vitin 2022 dhe muajt e parë të vitit 2023 teorikisht e mbështesin një mbiçmim të lekut në kursin e këmbimit me euron./ Monitor

Të fundit

Adriatik Lapaj: “Nisim fazën e radhës, do ndajmë edhe bukën bashkë”

Kreu i forcës politike Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka prezantuar një nismë të veçantë për të qenë në çdo...

Zjarret djegin 2800 hektarë pyje, dëmi ekonomik 16.75 mln euro

Një agjenci europiane që monitoron zjarret, raporton se këtë vit janë djegur 2800 hektarë pyje dhe kullota. Dëmi monetar për këtë sipërfaqe llogaritet të...

Zjarret e rrezikshme në Turqi/ Mbi 50,000 persona evakuohen nga banesat e tyre

Mbi 50,000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve të mëdha pyjore që po përfshijnë kryesisht provincat Izmir, Manisa dhe...

ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë

Numri i vendeve të punës për të rinjtë ka rënë ndjeshëm që nga nëntori i vitit 2022, kur u lançua ChatGPT. Sipas një studimi...

Sekretari Amerikan i Shtetit shpall politikë të re për kufizimin e vizave

Politikë e re e kufizimit të vizave për të penguar dhe shkatërruar fluksin e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme në Shtetet e...

Lajme të tjera

Web TV