KQZ ka miratuar zëvendësimin e 4 ligjvënësve në Kuvendin e Shqipërisë pasi do të garojnë për zgjedhjet e 14 majit.
Vetëm një i përket grupit të Partisë Socialiste ndërsa 3 të tjerë i përkasin Partisë Demokratike, 3 të grupimit të Berishës dhe vetëm 1 i Alibeajt.
Besjon Ajazi, i cili do të garojë për bashkinë Gramsh në logon e PS do të zëvendësohet në Kuvend nga Shkëlqim Bullari.
Belind Këlliçi që garon për bashkinë Tiranë nën siglën e Partisë së Lirisë pas koalicionit Berisha-Meta do të lërë mandatin, ndaj karrigen e tij do ta zërë Asllan Dogjani. Mandati i Zef Hilës që garon për bashkinë Vau i Dejës i kalon Ludovik Hasanit.
Ndërsa Luçiano Boçi që garon për bashkinë Elbasan do të lërë mandatin e deputetit që do t’i kalojë Qani Xhafës.