Gjyqi në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK, Jakup Krasniqi në gjendje jo të mirë shëndetësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi, është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Krasniqi, i cili po gjykohet në Hagë, nuk u ndje mirë gjatë seancës në të cilën po intervistohet dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Avokatja e tij, Venkateswari Alagendra ka paralajmëruar trupin gjykues se mund të ketë nevojë që ai të largohet nga salla.

“Krasniqi nuk ndihet shumë mirë për momentin, mendoj se mund të qëndrojë edhe pak por do të na thotë nëse ka nevojë të largohet dhe nëse na lejohet që të largohet”, ka thënë avokatja e Krasniqit.

Ndërkohë po intervistohet dëshmitarja e parë e ZPS-së dhe seanca po zhvillohet e mbyllur për publikun. Kjo është dita e tretë e dëshmisë së saj në seancë private. Ndërsa në fillim të seancës, avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts ka kërkuar që të regjistrohet si provë një kallëzim penal i cili sipas tij është diskutuar në seancën e djeshme.

Këtë nuk e ka kundërshtuar prokuroria dhe trupi gjykues e ka pranuar si provë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po marrin pjesë fizikisht në sallë ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj tyre.

Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave. Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

Të fundit

Ndihmë për e-Albania nëpër bashki/ Balluku monitoron sportelet ku ofrohet shërbimi

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku monitori nga afër sportelet në të cilat do të ofrohet shërbimi falas për të gjithë qytetarët,...

Partia e Lirisë: Bashkitë, fonde për militantë, jo investime për qytetarët

Partia e Lirisë thotë se pushteti i përdor fondet publike për interesa të ngushta politike dhe personale, nën ndikimin dhe urdhrat e qeverisë. Deklarata e...

Rasmussen, ‘Përkrahësit e zellshëm të Presidentit Trump kanë zbritur në 32%’

Eduard Zaloshnja Rasmussen Reports kryen gjurmim të përnatshëm, në nivel kombëtar dhe shtetëror, të zgjedhjeve, politikës, ngjarjeve aktuale, besimit të konsumatorit, temave të biznesit dhe ...

1990 – Martesa e Yasser Arafatit me Suha Tawil, dashuri në hijen e çështjes palestineze

Më 17 korrik 1990, në një ceremoni të mbajtur fshehurazi larg vëmendjes publike, udhëheqësi palestinez Yasser Arafat, atëherë 61 vjeç, u martua me Suha...

Shuhet “Pretty Little Baby”, ikona e muzikës së viteve ’60

Connie Francis, një nga ikonat më të mëdha të muzikës pop të viteve ’50 dhe ’60, është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare. Lajmin...

Lajme të tjera

Web TV