Ish-presidenti Trump paraqitet për herë të dytë në prokurorinë e Nju Jorkut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Donald Trump pritet të shkojë sot në zyrat e prokurorisë së Nju Jorkut, për të dhënë deponimin e tij të dytë, në betejën ligjore mbi praktikat e biznesit të kompanisë së tij.

Ai pritet të takohet me përfaqësuesit e zyrës së Prokurores Letitia James, e cila ngriti padi ndaj zotit Trump vitin e kaluar. Në padinë e saj pretendohet se zoti Trump dhe familja e tij mashtruan bankat dhe bashkëpunëtorët e biznesit, duke u dhënë atyre informacion fals, për vlerën financiare të pronave të tij, si hotelet dhe klubet e golfit.

Padia nuk ka lidhje me akuzat e ngritura ndaj zotit Trump nga prokurori i Manhatanit, ngritja e të cilave shënoi edhe rastin e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, që një ish-president, akuzohet për vepra penale.

Ish-presidenti Trump dhe avokatët e tij kanë thënë se paditë e prokurorëve të zgjedhur nga radhët e demokratëve janë të motivuara politikisht dhe të pabazuara në ligj. Ai dhe kompania e tij kanë mohuar të kenë shkelur ligjin. Prokurorja James nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve për deponimin gjatë një konference për shtyp të mërkurën.

Ish-presidenti Trump është takuar më parë me juristët e zyrës së Prokurores James më 10 gusht, por nuk pranoi t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve, me përjashtim të disa pyetjeve procedurale, duke përmendur mbi 400 herë të drejtën e tij kushtetuese, bazuar në Amendamentin e Pestë të Kushtetutës amerikane, për të mos rrezikuar ligjërisht vetveten.

“Nëse dikush në pozicionin tim nuk do të përdorte Amendamentin e Pestë, do të ishte një budallallëk i vërtetë”, tha ai gjatë një seance të regjistruar me video dhe që u bë publike më vonë. Zoti Trump parashikoi se prokuroria do të përpiqej të ngrinte çështje penale bazuar tek përgjigjet e tij, nëse ai do t’i kishte dhënë ato.

Lexo edhe :  J.D Vance i fiksuar me UFO-t: Dua të di ç'po ndodh vërtet!

“Një deklaratë apo një përgjigje që do të ishte sadopak jo e drejtë, qoftë edhe gabimisht, si p.sh. se ishte një ditë e bukur me diell, kur realisht ishte pak e vrenjtur, do të trajtohej nga strukturat e zbatimit të ligjit në një nivel që rrallë shihet në këtë vend, pasi unë e kam përjetuar këtë gjë”, tha ai.

Gjyqi për këtë çështje hetimore është planifikuar të fillojë në muajin tetor.

Nuk është e qartë nëse zoti Trump do t’i përgjigjet pyetjeve në deponimin e tij të dytë i planifikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura./ VOA

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV