BE-ja sanksionon Wagnerin për luftën në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian bëri të ditur të enjten, më 13 prill, se grupi mercenar rus Wagner është futur në listën evropiane të sanksioneve për “pjesëmarrje aktive në luftën e agresionit rus kundër Ukrainës”.

Wagner, që po udhëheq betejat ruse në përpjekjet për t’i pushtuar qytetet ukrainase Bahmut dhe Soledar, ishte vendosur në shkurt në një listë tjetër sanksionesh të BE-së për shkelje të të drejtave të njeriut dhe “destabilizimin” e vendeve në Afrikë.

Këshilli Evropian, që përfaqëson 27 vendet anëtare të BE-së, tha se lista e sanksioneve të reja e “kompleton” atë të mëparshmen. BE-ja shtoi se Wagner u shtua edhe një herë në listë “për veprime që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”.

Fakti që Wagner është listuar dy herë “nënvizon dimensionin ndërkombëtar dhe peshën e aktiviteteve të këtij grupi, si dhe ndikimin e tij destabilizues në vendet ku ai është aktiv”, thuhet në deklaratën e Këshillit.

Në listën evropiane të sanksioneve u shtua edhe RIA FAN, një media ruse që është pjesë e grupit Patriot Media Group, bordi i së cilës drejtohet nga Yevgeny Prigozhin, shefi i Wagnerit.
Një organizatë joqeveritare ruse dhe një dezertor i Wagnerit kanë pretenduar se luftëtarët e Wagnerit ishin përgjegjës për incidentin e prerjes së kokës të një të burgosuri lufte ukrainas që duket në një video që ka tërhequr vëmendjen e Ukrainës dhe zyrtarëve të OKB-së.

Prigozhin i mohoi akuzat të enjten. Rusia tha se ka hapur një hetim lidhur me këto pamje.

BE-ja ka miratuar dhjetë pako të njëpasnjëshme sanksionesh kundër Rusisë gjatë vitit të kaluar pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës./REL

Të fundit

Rama nga Vlora: Thanë se Trump do hiqte ‘non gratën’, por u dashkan 6 mln euro

Kryesocialisti Edi Rama po vijon ditën e sotme nga Vlora takimet e tij në kuadër të fushatës elektorale të...

Napoli merr “timonin” e Serie A, Interi pëson disfatë në shtëpi ndaj Romës

Interi ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serinë A, pas asaj me Bolognan. Zikaltërit e Inzagit janë mposhtur në shtëpi nga Roma me shifrat...

Tirana fiton derbin, mbyll kampionatin e teta! Partizani zyrtarisht në “Final 4”

Tirana fitoi derbin me Dinamon me rezultatin 2-0 falë golave të Rafael në minutën e 29-të dhe Zharmuni në të 88-ën. Ekipi i drejtuar nga...

VIDEO: Super Rey Manaj! Shënon dhe nxjerr ekipin nga zona e rrezikut. 11 gola këtë sezon

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj është treguar deçiziv për ekipin e tij në Turqi. Sivasspor fitoi 2-0 kundër Antalyaspor dhe pas javës së 33-të...

Fushata elektorale, Rama me gratë dhe vajzat e Vlorës, “Marigoja” qëndis flamurin

Kryeministri Edi Rama është pritur me këngë e valle në takimin që po zhvillon sot me gratë dhe vajzat në qytetin e Vlorës. Madje...

Lajme të tjera

Web TV