“Gratë janë më të prirura të tradhtojnë”, Zhaklin Lekatari: Flirti i bën mirë lidhjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opinionistja e “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari është shprehur mbrëmjen e djeshme se nga ana biologjike gratë janë më të prirura të tradhtojnë.

Ajo tha se në vendin tonë  ka standarde të dyfishta për tradhtinë e grave, pasi sipas saj kjo e drejtë iu është pasaportizuar burrave.

“Nga ana biologjike, gratë janë më të prirura të tradhtojnë. Por duhet parë në një kontekst kulturore. Në kontekstin tonë burri është i pasaportizuar. Këtu është e pasaportizuar e drejta e burrit që të tradhtojë, ndërsa gruaja ka standarde të dyfishta. Ka standarde të tjera për gruan për aferën e tradhtinë”, tha Lekatari në  “Më lër të flas”.

Ajo u shpreh se flirti për disa çifte e ushqen marrëdhënien dhe e bën më interesante, ndërsa për disa të tjerë është tradhti.  Lekatari shtoi se vetë ka shumë vite që nuk është në një marrëdhënie, që nga periudha kur Instagram-i nuk ekzistonte.

“Për disa flirti e ushqen marrëdhënien, e bën marrëdhënien kryesore, më interesante, të rëndësishme, të vlefshme. Për disa të tjerë flirti është tradhti, varet nga elementët kulturorë, botëkuptimi i partnerëve, nga kufijtë që kanë vendosur marrëdhënies së tyre. Nuk mendoj që ka një formulë.

Për disa njerëz një flirt, një mesazh në Instagram është tradhti e madhe, për disa të tjerë jo. Varet, nuk jam në një marrëdhënie, por për mua tradhtia ekziston.

Kam shumë vite që nuk jam në një marrëdhënie dhe kur kam qenë unë në një marrëdhënie Instagram-i nuk ekzistonte. Varet se si është përmbajtja e mesazhit në Instagram dhe kohëzgjatja”, u shpreh  Zhaklina Lekatari.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV