Hiqet pezullimi i shefave, kthehen në detyrë drejtuesit e krimit ekonomiko-financiar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

30 ditë pasi ‘ngriu’ shefat e strukturave vendore të krimit ekonomiko-financiar duke i pezulluar nga detyra, drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullaku është tërhequr nga ky vendim.

12 drejtuesit e sektorëve në drejtoritë e policive në qarqe janë rikthyer në detyrë.

Ata u pezulluan nga funksioni për shkak të mungesës së efikasitetit të këtyre strukturave dhe mospërmbushjen e pritshmërive, në luftën kundër evazionit fiskal, paligjshmërive në fushën ekonomike, apo goditjen e korrupsionit.

Muaj më parë zyrtarisht u njoftua se pezullimi do të zgjaste deri në hyrjen në fuqi të strukturës së re të policisë së shtetit, por nuk dihet nëse drafti i hartuar është miratuar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Struktura e re synon riorganizimin e uniformave blu, përfshirë rindarjen e zonave policore dhe fuqizimin e sektorëve problematikë.

 

Të fundit

“Në Vlorë, administrata inekzistente”/ Meçe: Ligjin e bëjnë të fortët

Analisti Arben Meçe thotë se në Vlorë, administrata është inekzistente, pasi ligjin e bëjnë të fortët, të cilët kanë...

Kryen aktivitete të paligjshme në liqenin e Komanit, procedohen penalisht 5 shtetas

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht 5 persona pasi u kapën në flagrancë duke kryer aktivitete në kalatën dhe në liqenin e Komanit, në...

Mjegulla misterioze mbulon Durrësin, pamje të rralla nga bregdeti

Një fenomen i pazakontë atmosferik është regjistruar këtë të premte në bregdetin e Durrësit. Një mjegull e dendur ka zbritur mbi det, duke zbehur dukshmërinë...

“Të mbledhin plaçkat, boll është boll”/ Rama paralajmëron inspektorët e bashkive dhe IKMT

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha ata që kanë zënë hapësirat publike në dëm të qytetarëve “të mbledhin plaçkat”, duke theksuar se boll është...

Është koha e përgjegjësisë dhe meritës në administratë…

Nga Fejzo Subashi Jam ndër ata njerëz të medias që prej fillimit i kam dhënë mbështetje masave radikale të Kryeministrit Rama, kur këto masa kanë...

Lajme të tjera

Web TV