“Rrëmbeu” të dashurën në Liban për t’i propozuar për martesë, momenti bëhet viral

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesa duket jo të gjitha propozimet për martesë janë romantike dhe emocionuese. Një propozimi për martesë i bërë nga australiani, Adam Rizk, i cili inskenoi rrëmbimin e të dashurës së tij gjatë pushimeve në Liban, ka shkaktuar shumë diskutime. E dashura e Rizk si fillim ka përjetuar një sum tronditës dhe më pas ka thënë “Po”.

Pamjet e propozimit të veçantë janë bërë virale në rrjet, ku shihet se çifti ndalohen nga një makinë me burra që mbajnë armë dhe kapin partneren e Rizkut dhe motrën e saj.

“Jo, të lutem”- dëgjohet duke bërtitur vajza, duke mos ditur që gjithçka është e vendosur.

Ajo, në fakt, filloi të qajë kur i mbyllën sytë. Mirëpo, kur ia hoqën shallin nga sytë, më pas u dëgjua muzikë, u shfaqën të afërmit e saj dhe në fund Rizku, i cili u ul në njërin gju dhe i propozoi martesë.

@tahlzyy_ The most controversial proposal ever #fyp #engagement ♬ original sound – Tahli

E motra e saj ka shpjeguar se batutat mes çiftit, të cilët janë në një lidhje prej 10 vitesh, janë të vazhdueshme. Sipas saj, planifikimi i propozimit për martesë zgjati tre muaj pasi motra e saj gjithmonë dëshironte që ai të bëhej në Liban.

Të fundit

50% e kërkesave janë refuzuar, ndërrimi i operatorit të numrave celularë ende me probleme

Portabiliteti i numrave celularë arriti nivelin më të ulët historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i...

Operacioni me miliona euro të sekuestruara, SPAK: 500 kg kokainë do nisej nga Ekuadori

Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me megaoperacionin e zhvilluar ditën e sotme në Shqipëri dhe Itali kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar...

Erion Braçe zbulon se do të pranonte postin e ministrit vetëm me kusht që të ketë…

Iftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht...

Megaoperacioni Shqipëri-Itali, SPAK: Grupi porositi 500 kg kokainë nga Ekuadori

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin ndërkombëtar “Ura”, të zhvilluar së bashku...

Alibeaj: PD e shiti ndeshjen, nuk ka pse ankohet

Enkelejd Alibeaj nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ankohet për zgjedhjet dhe rezultatin që doli nga kutitë më...

Lajme të tjera

Web TV