Merkel dekorohet me çmimin më të lartë në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, është dekoruar me çmimin më të lartë të shtetit.

Gruaja e parë që ka udhëhequr Gjermaninë, është dekoruar me çmimin Kryqi i Madh i Urdhrit të Meritës, për arritje të veçantë.

Çmimi i është ndarë nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në një ceremoni të organizuar në Berlin.

Në atë organizim kanë marrë pjesë kancelari aktual gjerman, Olaf Scholz, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe ish-trajneri i ekipit kombëtar të Gjermanisë në futboll, Juergen Klinsmann.

Merkel ka folur gjatë mbrëmjes për “shumë përvoja të mira” përgjatë vjetëve sa ka qenë kancelare.

Vetëm dy ish-kancelarë të Gjermanisë janë nderuar me çmimin e njëjtë në të kaluarën: Konrad Adenauer, lideri i parë i Gjermanisë së pasluftës, dhe Helmut Kohl, i konsideruar si arkitekt i ribashkimit të Gjermanisë.

Merkel njihet për drejtim të Gjermanisë në kohën e krizës financiare globale, në kohën e krizës së borxheve në Eurozonë, dhe përgjatë pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë, kritikat ndaj saj rëndojnë për qasjen që e ka pasur ndaj Rusisë.

Në nëntor të vitit të kaluar, Merkel ka thënë se ka synuar të organizojë bisedime evropiane me presidentin rus, Vladimir Putin një vit para luftës, mirëpo nuk ka parë asnjë mundësi që mund të ndikojë te presidenti rus, meqë ka qenë në fund të mandatit.

Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë më 24 shkurt 2022.

Si lidere veterane në Bashkimin Evropian, edhe qëndrime tjera politike të saj janë kritikuar me raste.

Aty përfshihet vendimi që Gjermania të hapte dyert për refugjatët më 2015, si dhe të mbyllte të gjithë reaktorët bërthamorë.

Në tetor të vitit të kaluar, Merkel ka thënë se nuk pendohet për vendimet që ka marrë sa u përket politikave për energji./rel

Lexo edhe :  Planet bërthamore të Iranit: Të ndaluara apo thjesht të ngadalësuara?

 

Të fundit

“Dua të vdes mbi burrin tim”, Eneda Tarifa super dedikim për partnerin

Rozana Radi, Jonida Maliqi, Eneda Tarifa dhe Aurela Gaçe, katër këngëtaret hit dhe më të dashurat nga publiku shqiptar...

Liverpool humb lojtarin titullar për 55 mln euro, 3 klube europiane në garë

Liverpool ka frikë se Ibrahima Konaté do të jetë "Alexander-Arnold" i ardhshëm. Mbrojtësi francez ka edhe një vit kontratë në "Anfield" dhe verën e...

Befason Ilir Meta: “Më ofruan azil politik, e dija se do arrestohesha”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet i burgosur politikisht prej muajit tetor 2024, në një intervistë dhënë për mediat, ka...

Sa persona ka vrarë Izraeli me sulmet në Iran? Mjekët raportojnë shifrat

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 40 persona në Gaza që kur u arrit armëpushimi Iran-Izrael, sipas mjekëve vendas dhe banorëve. Sipas mediave të huaja,...

Greqia “pushtohet” nga zjarret, shpallet zyrtarisht gjendja e jashtëzakonshme

Greqia po përballet me një tjetër valë zjarresh shkatërrimtare, këtë herë në ishullin turistik të Hios, ku prej tre ditësh flakët kanë djegur sipërfaqe...

Lajme të tjera

Web TV