“Real Madridi është ekip i regjimit diktatorial”– fraza e shqiptuar të hënën nga Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta në konferencën për shtyp në të cilën ai u mbrojt nga akuzat për rastin “Negreira”, bëri bujë të madhe në Spanjë dhe “Los Blancos” ia besuan përgjigjen e tyre një videoje të publikuar nga televizioni zyrtar i klubit.
Në video, Reali kujton se Barcelona i dha tre medalje Francisco Frankos, liderit të regjimit diktatorial spanjoll dhe se Barça do të shpëtonte nga falimentimi tre herë falë Frankos.
Përveç kësaj, sipas Realit, “katalanasit fituan tetë kampionate gjatë regjimit, ndërsa lojtarët e Realit u ndaluan, u internuan dhe u vranë dhe ekipi u shpërbë”. Akuza të forta që do të rindezin tensionet mes dy rivalëve të përjetshëm.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 17, 2023